Lėnda Nr. IT-03-66-PT
Prokurorja kundėr Isak Musliut

VENDIM

SEKRETARI,

DUKE MARRĖ PARASYSH Statutin e Tribunalit tė miratuar nga Kėshilli i Sigurimit me anė tė Rezolutės 827 (1993), dhe nė veēanti Nenin 21 tė tij;

DUKE MARRĖ PARASYSH Rregulloren e Procedurės dhe tė Provave (mė tej: "Rregullorja") tė miratuar nga Tribunali mė 11 shkurt 1994, me ndryshime tė mėvonshme, dhe nė veēanti Rregullat 44 dhe 45 tė saj;

DUKE MARRĖ PARASYSH Direktivėn pėr Caktimin e Avokatėve Mbrojtės (mė tej: "Direktiva") tė miratuar nga Tribunali mė 28 korrik 1994, me ndryshime tė mėvonshme, dhe nė veēanti Nenet 8, 9, 10, 11 (B) dhe 16 (C) tė saj;

DUKE MARRĖ PARASYSH kėrkesėn e Z. Isak Musliu (mė tej: "i akuzuari") tė datės 25 mars 2003 qė kėrkon caktimin e Z. Bajram Krasniqi, avokat nga Prishtina, si avokatin e tij kryesor dhe caktimin e Z. Steven Powles, avokat nga Londra, si bashkavokat;

DUKE MARRĖ PARASYSH vendimin e Sekretarit tė datės 20 shkurt 2003 i cili caktoi Z. Powles si avokat i tė akuzuarit pėr ta pėrfaqėsuar atė nė paraqitjen e tij tė parė.

DUKE MARRĖ PARASYSH se Z. Krasniqi nuk ishte pėrfshirė nė listėn e avokatėve qė mund tė konsiderohen pėr caktim, sipas Rregullės 45;

DUKE MARRĖ PARASYSH se mė 23 prill 2003 shoqata e avokatėve qė ushtrojnė profesionin e tyre para Tribunalit, e njohur nga Sekretari mė 4 tetor 2002, vėrtetoi se Z. Krasniqi ėshtė anėtar i kėsaj shoqate;

DUKE MARRĖ PARASYSH se Z. Krasniqi nuk e pėrmbush kėrkesėn e parashtruar nė Nenin 14 (iii) tė Direktivės, por flet gjuhėn e tė akuzuarit;

DUKE MARRĖ PARASYSH se nė interes tė drejtėsisė dhe nė varėsi nga kushtet e vendosura nga Sekretari, njė avokat i cili nuk flet asnjė nga tė dyja gjuhėt zyrtare tė Tribunalit, por flet gjuhėn e tė akuzuarit, mund tė pranohet nga Sekretari;

DUKE MARRĖ PARASYSH se nė bazė tė nenit 16 (C) tė Direktivės, Sekretari mund tė caktojė njė avokat tė dytė pėr ta ndihmuar avokatin kryesor nė interes tė drejtėsisė;

DUKE MARRĖ PARASYSH se i akuzuari ende nuk ia ka paraqitur Sekretarit njė deklaratė tė mjeteve tė tij financiare;

DUKE MARRĖ PARASYSH se e drejta e tė akuzuarit pėr njė avokat mbrojtės nuk do tė preket ndėrsa Sekretari e shqyrton deklaratėn e mjeteve financiare tė tij, tė parashtruar nė Nenin 7 tė Direktivės dhe informacionin e siguruar sipas Nenit 10 tė Direktivės;

VENDOSI qė tė tėrheqė caktimin e Z. Powles si avokat kryesor i tė akuzuarit, ta ricaktojė atė si bashkavokat pėr 120 ditė dhe tė caktojė Z, Krasniqin si avokat kryesor pėr tė akuzuarin pėr 120 ditė.

Hans Holthuis
Sekretari
/nėnshkruar/

Sot mė datėn njėzet e nėntė prill 2003
Nė Hagė
Holandė.