TRIBUNALI PENAL NDĖRKOMBĖTAR PĖR ISH-JUGOSLLAVINĖ

Lėnda Nr. IT-03-66-PT
Prokurorja kundėr Limajt e tė tjerėve

VENDIM

SEKRETARI,

DUKE MARRĖ PARASYSH Statutin e Tribunalit tė miratuar nga Kėshilli i Sigurimit me anė tė Rezolutės 827 (1993), me ndryshime tė mėvonshme dhe nė veēanti Nenin 21 tė tij;

DUKE MARRĖ PARASYSH Rregulloren e Procedurės dhe tė Provave tė miratuar nga Tribunali mė 11 shkurt 1994, me ndryshime tė mėvonshme, dhe nė veēanti Rregullat 44 dhe 45 tė saj;

DUKE MARRĖ PARASYSH Udhėzimin pėr Caktimin e Avokatėve Mbrojtės (mė tej "Udhėzimi"), me ndryshime tė mėvonshme, dhe nė veēanti Nenet 6, 8, 10, 11 dhe 18 tė tij;

DUKE MARRĖ PARASYSH se mė 4 mars 2003, Fatmir Limaj (mė tej, "i akuzuari") informoi Sekretarinė se ai dėshiron qė Z. Kharim Khan, jurist nga Mbretėria e Bashkuar e Britanisė sė Madhe dhe Irlandės sė Veriut tė caktohet avokati i tij mbrojtės;

DUKE MARRĖ PARASYSH vendimin e Sekretarit tė datės 4 mars 2003 i cili caktoi pėrkohėsisht Z. Khan si avokat i tė akuzuarit pėr njė periudhė prej 120 ditėsh me qėllim qė tė siguronte tė drejtat e tė akuzuarit gjatė shqyrtimit tė deklaratės sė tij tė vobektėsisė;

DUKE MARRĖ PARASYSH se Sekretaria nuk zotėron informacion tė mjaftueshėm pėr tė pėrcaktuar vobektėsinė;

DUKE MARRĖ GJITHASHTU PARASYSH se Sekretaria, mbi bazėn e Neneve 8 dhe 10 tė Udhėzimit dhe duke marrė parasysh artikullin 18 tė tij, do tė vazhdojė tė hetojė gjendjen financiare tė tė akuzuarit me qėllim qė tė pėrcaktojė nėse ai ka mjete tė mjaftueshme financiare qė tė paguajė tė gjitha ose njė pjesė tė shpenzimeve tė mbrojtjes;

DUKE MARRĖ GJITHASHTU PARASYSH tė drejtėn e atė akuzuarit pėr njė mbrojtje tė efektshme para Tribunalit Ndėrkombėtar;

ME ANĖ TĖ KĖTIJ E FTON tė akuzuarin tė dorėzojė dokumentacion shtesė nė Sekretari dhe nė veēanti pėr tė vėrtetuar vlerėn e pasurisė sė tij tė tundshme e tė patundshme;

VENDOS qė pa cėnuar nenin 18 tė Udhėzimit, tė vazhdojė detyrėn e Z. Khan si avokat mbrojtės i tė akuzuarit,qė hyn nė fuqi prej 4 korrikut 2003

Hans Holthuis
Sekretari
/nėnshkruar/

Sot mė datėn njėzetedy korrik 2003
Nė Hagė
Holandė.