Lėnda Nr. IT-03-66-PT
Prokurorja kundėr Isak Musliut

VENDIM

SEKRETARI,

DUKE MARRĖ PARASYSH Statutin e Tribunalit tė miratuar nga Kėshilli i Sigurimit me Rezolutėn 827 (1993), dhe nė veēanti Nenin 21 tė tij;

DUKE MARRĖ PARASYSH Rregulloren e Procedurės dhe tė Provave tė miratuar nga Tribunali mė 11 shkurt 1994, me ndryshime tė mėvonshme, dhe nė veēanti Rregullat 44 dhe 45 tė saj;

DUKE MARRĖ PARASYSH se nė letra me data 22 dhe 27 gusht 2000 respektivisht,i akuzuari Isak Musliu (mė tej "i akuzuari") kėrkoi nga Sekretari qė ta heqė nga detyra si avokat kryesor Zotin Bajram Krasniqi, avokat nga Prishtina, pėr kėto arsye:

- Z. Krasniqi i premtoi tė akuzuarit se do tė merrte pėrsiper disa detyra kyēe pėr pėrgatitjen e dosjes pėr mbrojtjen, por nė fakt nuk i mbaroi kėto detyra;

- I akuzuari nuk ka mundur ta kontaktonte Z. Krasniqin pėr njė kohė mjaft tė gjatė pėr tė diskutuar shqetėsimet e tij; dhe

- Z. Krasniqi ka qenė i pakujdesshėm nė mėnyrėn nė tė cilėn ai ka kryer detyrat e tij si avokat dhe prandaj i akuzuari dėshiron qė ta zėvendėsojė menjėherė pėr tė parandaluar vonesa nė tė ardhmen ose paragjykimin e ēėshtjes sė tij.

DUKE MARRĖ PARASYSH se Sekretari u pėrpoq tė kontaktonte Z. Krasniqi disa herė pėr t'u njoftuar pėr qėndrimin e tij ndaj ankesave tė tė akuzuarit, pa sukses;

DUKE MARRĖ PARASYSH se Sekretari, nė njė letėr tė datės 3 shtator 2003, kėrkoi qė Z. Krasniqi tė paraqiste urgjentisht pėrgjigjen e tij ndaj kėtyre ankesave, dhe nuk ėshtė marrė asnjė pėrgjigje deri tani;

DUKE SHĖNUAR se e drejta e tė akuzuarit pėr tė zgjedhur avokatin e tij, e parashikuar nė Nenin 21 tė Statutit, nuk ėshtė absolute dhe duhet tė ushtrohet brenda kufijve tė sistemit tė ndihmės juridike tė zbatuar nga Tribunali;

DUKE SHĖNUAR MĖ TEJ se e drejta e tė akuzuarit pėr tė zgjedhur avokatin e tij nuk barazohet me tė drejtėn pėr tė hequr avokatin e zgjedhur dhe se Sekretari ka tė drejtėn legjitime pėr tė marrė parasysh paragjykimin qė mund t'i shkaktohet tė akuzuarit, mundėsine e vonesave dhe shpenzimet eventuale qė do tė rridhinin nga zėvendėsimin e avokatit nė atė fazė tė procedurave;

DUKE MARRĖ PARASYSH se i akuzuari e kėrkoi caktimin e Zotit Krasniqi si avokati kryesor i tij mė 25 mars 2003;

DUKE MARRĖ PARASYSH se Z. Krasniqi nuk figuronte nė listėn e avokatėve, sipas Rregullės 45, tė cilėt mund tė konsiderohen pėr caktim si avokatė mbrojtės, meqenėse ai nuk flet asnjėrėn nga gjuhėt e punės tė Tribunalit;

DUKE MARRĖ PARASYSH se sidoqoftė Rregulla 44(B) parashikon se, me kėrkesėn e tė akuzuarit, nė interes tė drejtėsisė, Sekretari mund tė caktojė njė avokat i cili nuk flet asnjėrėn nga gjuhėt e punės, dhe mund tė vendosė kushtet qė duken tė pėrshtatshme;

DUKE MARRĖ PARASYSH se mė 23 prill 2003, Z. Krasniqi u pranua si anėtar i Shoqatės sė Avokatėve Mbrojtės meqenėse ai kishte pėrvojėn e domosdoshme;

DUKE MARRĖ PARASYSH se mė 29 prill 2003, nė baze tė Rregullės 44(b), Sekretari nuk mori parasysh kėrkesėn e gjuhės dhe ia caktoi tė akuzuarit Zotin Krasniqi si avokat kryesor nė interes tė drejtėsisė, duke besuar se ai kishte pėrvojė tė mjaftueshme nė fushėn juridike tė kriminalistikės pėr ta pėrfaqėsuar tė akuzuarin nė njė mėnyrė qė pėrputhet me standartet e pėrfaqesimit profesional tė parashtruara nė Kodin e Sjelljes;

DUKE MARRĖ PARASYSH se nga ankesat e tė akuzuarit duket se Z. Krasniqi nuk ėshtė konsultuar nė mėnyrė tė mjaftueshme me klientin etij, si kerkohet nga Neni 8(B)(ii) i Kodit tė Sjelljes, dhe nuk i pėrmbush standartet e kompetencės dhe aftėsisė qė kėrkohen nga Neni 10(i) i Kodit tė Sjelljes;

DUKE MARRĖ PARASYSH se, edhe pse Sekretaria nuk ka mundur tė njoftohej pėr qėndrimin e Zotit Krasniqi ndaj ankesave tė tė akuzuarit, Sekretaria ka vėrtetuar se ankesat e tė akuzuarit janė tė besueshme.

DUKE MARRĖ PARASYSH se Neni 19(E) i Direktivės parashikon se, me heqjen e avokatit, Sekretari menjėherė i cakton tė akuzuarit njė avokat tė ri;

DUKE SHĖNUAR se Sekretaria ka ndėr mend tė mundėsojė intervista me avokatė tė mundshėm pėr t'u siguruar se i akuzuari ka besim tė plotė nė kandidatin tė cilin ai ka ndėr mend tė emėrojė pėr detyrėn si avokat kryesor;

DUKE SHĖNUAR se, edhe pse mė parė Sekretaria nuk mori parasysh kėrkesėn e gjuhės nė interes tė drejtėsisė pėr Zotin Krasniqi, duke marrė parasysh fazėn e vonshme tė procedurave dhe faktin se Z. Krasniqi nuk i ka mbaruar detyrat qė iu caktuan si avokat kryesor, avokati zėvendėsues duhet tė ketė mjaft pėrvojė nė tė drejtėn ndėrkombėtare/kriminale dhe procedurat kriminale dhe duhet tė zotėrojė njėrėn nga gjuhėt e punės tė Tribunalit, pėr tė shmangur vonesa;

DUKE SHĖNUAR se, nė pėrputhje me Nenin 9(D) tė Kodit tė Sjelljes, Zoti Krasniqi detyrohet tė dorėzojė tė gjitha dokumentet dhe sendet tė cilat i pėrkasin klientit ose Tribunalit;

DUKE SHĖNUAR se nė pėrputhje me Nenin 13(A) tė Kodit tė Sjelljes, Z. Krasniqi vazhdon t'i nėnshtrohet detyrės sė fshehtėsisė;

ME KĖTĖ RAST VENDOS qė ta heqė nga detyra Zotin Bajram Krasniqi, avokat nga Prishtina, me efekt nga data e kėtij vendimi.

Hans Holthuis
Sekretari
/nėnshkruar/

Sot me datėn tetė shtator 2003
Nė Hagė
Holandė.

/vula e Tribunalit/