Lėnda Nr. IT-03-66-PT
Prokurorja kundėr Limajt etj.

NĖ MIRĖBESIM

VENDIM

SEKRETARI,

DUKE MARRĖ PARASYSH Statutin e Tribunalit tė miratuar nga Kėshilli i Sigurimit me anė tė Rezolutės 827 (1993), dhe nė veēanti Nenin 21 tė tij;

DUKE MARRĖ PARASYSH Rregulloren e Procedurės dhe tė Provave (mė tej: "Rregullorja") tė miratuar nga Tribunali mė 11 shkurt 1994, me ndryshime tė mėvonshme, dhe nė veēanti Rregullat 44 dhe 45 tė saj;

DUKE MARRĖ PARASYSH Direktivėn pėr Caktimin e Avokatėve Mbrojtės (mė tej: "Direktiva") tė miratuar nga Tribunali mė 28 korrik 1994, me ndryshime tė mėvonshme, dhe nė veēanti Nenet 6, 8, 10, 11 (A) (iii) dhe 18 (A) (ii) tė saj;

DUKE MARRĖ SHĖNIM deklaratėn e mjeteve financiare tė Zotit Fatmir Limaj (mė tej: 'i akuzuari') tė dates 3 mars 2003 nė tė cilėn i akuzuari i deklaroi tė ardhurat e tij mujore si deputet nė Kuvendin e Kosovės dhe pasurinė e tundshme dhe tė patundshme nė pronėsinė e tij dhe tė familjes sė tij.

DUKE MARRĖ SHĖNIM vendimin e Sekretarit tė datės 4 mars 2003, qė caktoi pėrkohėsisht Zotin Karim Khan, avokat nga Mbretėria e Bashkuar e Britanisė sė Madhe dhe Irlandės Veriore, si avokat i tė akuzuarit pėr njė periudhė prej 120 ditėsh me qėllim qė tė siguroheshin tė drejtat e tė akuzuarit derisa tė verifikohej deklarata e tij e varfėrisė;

DUKE MARRĖ SHĖNIM vendimin e Sekretarit tė datės 22 korrik 2003 pėr vazhdimin e detyrės sė Zotit Khan si avokat i tė akuzuarit pa paragjykuar Nenin 18 tė Direktivės gjatė hetimit tė mėtejshėm tė gjendjes sė varfėrisė sė tė akuzuarit;

DUKE MARRĖ PARASYSH faktin se ėshtė nisur njė fushatė pėr mbledhjen e mjeteve financiare nėpėrmjet themelimit tė njė fondi tė veēantė (mė tej: 'fondi') me kontribute nė tė holla pėr mbrojtjen e tė akuzuarit;

DUKE MARRĖ SHĖNIM mė tej Deklaratėn pėr Shtyp nga 'Zyra Koordinuese pėr Mbrojtjen e Fatmir Limajt' tė lėshuar mė 8 tetor 2003, qė tregon se deri mė kėtė datė fondi kishte mbledhur 238.381,93 euro, 24.785,55 franka zvicerane, 550,00 dollarė amerikanė dhe 150,00 funta britanike, tė cilėt, kėmbyer nė dollarė amerikanė, arrijnė shumėn e 291.594,92 dollarėve amerikanė;

DUKE MARRĖ SHĖNIM se, sipas Direktivės, njė tė akuzuari i mungojnė mjetet pėr tė paguar avokatin nė qoftė se nuk ai i ka mjetet e mjaftueshme tė cilat do t'i mundėsonin pėr ta paguar avokatin sipas tarifave tė caktuara prej Direktivės;

DUKE MARRĖ PARASYSH dėshirėn e tė akuzuarit pėr tė caktuar njė avokat qė e ka zgjedhur vetė pėr ta pėrfaqėsuar para Tribunalit dhe pėr tė mbuluar shpenzimet e mbrojtjes sė vet me tė hollat e mbledhura nė kėtė fond;

DUKE MARRĖ PARASYSH se shpenzimet e pėrfaqėsimit juridik para Tribunalit nė fazėn paragjyqėsore vlerėsohen tė jenė afro 211.200 dollarė amerikanė, qė pėrfshijnė honorarė juridikė (deri nė maksimumin e 154.000 dollarėve amerikanė pėr njė lėndė tė nivelit tė parė) dhe shpenzimet pėr personel ndihmės (deri nė maksimumin e 50.000 eurove pėr njė lėndė tė nivelit tė parė);

DUKE MARRĖ PARASYSH se honorarėt juridikė tė paguar prej Tribunalit nė kėtė lėndė deri tani arrijnė shumėn e 51.597,20 dollarėve amerikanė (pėr muajt mars-korrik inkluzivisht);

DUKE MARRĖ PARASYSH se kjo shumė u pėrgjigjet mesatarisht 110 orėve tė punės sė avokatit mbrojtės pėr muaj dhe rrjedhimisht mund tė pritet se honorarėt juridikė tė paguar prej Tribunalit pėr gusht dhe shtator do tė arrijne shumėn e afro 24.200 dollarėve amerikanė;

DUKE MARRĖ PARASYSH se nė fazėn e tanishme tė procedurave ėshtė e arsyeshme tė besohet se Sekretaria do tė kishte miratuar njė shumė tė pėrgjithshme prej afro 1.400,00 dollarė amerikanė pėr orė tė seancave pėr pjesėn e fazės paragjyqėsore qė mbetet;

DUKE MARRĖ PARASYSH se Tribunali ka paguar 287,41 euro pėr shpenzimet e personelit ndihmės nė kėtė lėndė;

DUKE MARRĖ PARASYSH se Tribunali ka paguar afro 17.000,00 dollarė amerikanė pėr shpenzime tė udhėtimit dhe tė mėditjeve prej marsit deri nė tetor 2003 inkluzivisht dhe, duke marrė parasysh fazėn e tanishme tė procedurave, Sekretaria nuk do tė miratonte mė shumė se afro 26.047,00 dollarė amerikanė pėr udhėtime dhe mėditje pėr pjesėn tjetėr tė fazės paragjyqėsore;

DUKE MARRĖ PARASYSH se, pėr kėto arsye, shpenzimet e fazės paragjyqėsore tė lėndės, duke pėrfshirė udhėtime dhe mėditje dhe orė tė seancave, arrijnė deri nė afro 257.047,00 dollarė amerikanė;

DUKE MARRĖ PARASYSH mė tej se shumat e paguar prej Tribunalit pėr shpenzimet e mbrojtjes nė kėtė lėndė, dmth. afro 93.125,67 dollarė amerikanė, duhet tė zbriten nga shpenzimet e pėrgjithsme tė vlerėsuara tė mbrojtjes nė fazėn paragjyqėsore;

DUKE MARRĖ PARASYSH se shuma e pėrgjithsme e mbledhur nė fond deri mė 8 tetor 2003 i mbulon fare lehtė tė gjithė shpenzimet e mbrojtes pėr pjesėn tjetėr tė fazės paragjyqėsore, tė vlerėsuara 162.762,39 dollarė amerikanė;

DUKE MARRĖ SHĖNIM se i akuzuari ėshtė informuar pėr tė drejtėn e tij tė vazhdueshme pėr tė paraqitur njė deklaratė tė re tė mjeteve financiare dhe pėr tė kėrkuar rivlerėsimin e statusit tė varfėrisė sė tij dhe rrjedhimisht tė drejtėn e tij pėr tė marrė ndihmė juridike gjatė fazave tė mėvonshme tė procedurave;

DUKE MARRĖ SHĖNIM se Direktiva parashikon qė Sekretari mund tė tėrheqė emėrimin e avokatit ose shpėrblimin e tij tė pjesshėm dhe/ose pagimin e shpenzimeve nė qoftė se Sekretaria merr informacion qė vėrteton se i akuzuari ka mjete tė mjaftueshme pėr tė paguar mbrojtjen e vet;

DUKE MARRĖ PARASYSH se i akuzuari e informoi Sekretarin pėr dėshirėn e tij pėr ta mbajtur Zotin Khan - i cili njihet nga Sekretaria si i kualifikuar pėr tė pėrfaqėsuar persona tė akuzuar para Tribunalit - si avokat anėtar tė ekipit tė tij tė mbrojtjes dhe pėr ta paguar nė lidhje me kėtė pėrfaqėsim;

VENDOS qė tė tėrheqė emėrimin e avokatit pėr tė akuzuarin prej 8 tetorit 2003.

David Tolbert
Zėvendėssekretari
/nėnshkruar/

Sot mė datėn 30 tetor 2003
Nė Hagė
Holandė.