Lėnda Nr. IT-03-66-PT
Prokurorja kundėr Haradin Balės

VENDIM

ZĖVENDĖSSEKRETARI,

DUKE MARRĖ PARASYSH Statutin e Tribunalit tė miratuar nga Kėshilli i Sigurimit me anė tė Rezolutės 827 (1993), dhe nė veēanti Nenin 21 tė tij;

DUKE MARRĖ PARASYSH Rregulloren e Procedurės dhe tė Provave (mė tej: "Rregullorja") tė miratuar nga Tribunali mė 11 shkurt 1994, me ndryshime tė mėvonshme, dhe nė veēanti Rregullat 44 dhe 45 tė saj;

DUKE MARRĖ PARASYSH Direktivėn pėr Caktimin e Avokatėve Mbrojtės (mė tej: "Direktiva") tė miratuar nga Tribunali mė 28 korrik 1994, me ndryshime tė mėvonshme, dhe nė veēanti Nenet 8, 9, 10, 11 (A) (i) dhe 19 (A) (i) tė saj;

DUKE MARRĖ PARASYSH kėrkesėn e Zotit Haradin Bala (mė tej: "i akuzuari") tė datės 12 mars 2003 qė kėrkon caktimin e Zotit Tomė Gashi, avokat nga Prishtina, si avokatin e tij kryesor dhe caktimin e Zotit Peter Murphy, avokat nga Hjustoni, si bashkavokat;

DUKE MARRĖ NĖ SHĖNIM vendimin e Sekretarit tė datės 9 maj 2003 i cili caktoi Zotin Tomė Gashi si avokat kryesor i tė akuzuarit dhe Zotin Peter Murphy si bashkavokat i tė akuzuarit pėr njė periudhė prej 120 ditėve, duke pritur verifikimin e gjendjes financiare tė tė akuzuarit;

DUKE MARRĖ NĖ SHĖNIM letrėn e tė Akuzuarit tė datės 17 nėntor 2003, nė tė cilėn i Akuzuari shprehu pakėnaqėsi tė pėrgjithshme me mėnyrėn nė tė cilėn Zoti Gashi e kryen mbrojtjen dhe i ka paraqitur Sekretarit disa vėrejtje nė pėrkrahje tė kėrkesės sė tij pėr tėrheqjen e Zotit Gashi si avokat kryesor;

DUKE MARRĖ NĖ SHĖNIM se mė vonė nė tė njėjtėn letėr, i Akuzuari kėrkoi nga Sekretaria qė tė caktohet Zoti Murphy, aktualisht bashkavokat, si avokati i tij kryesor;

DUKE MARRĖ PARASYSH se Zoti Gashi e kishte informuar Sekretarinė, nė njė leter tė datės 8 dhjetor 2003, pėr mosmarrėveshje me klientin e tij pėr mėnyrėn nė tė cilėn mbrojtja duhet kryer dhe se edhe ai pranoi qė tė tėrhiqej nga ekipi mbrojtės i tė Akuzuarit;

DUKE MARRĖ PARASYSH se Zoti Murphy ka shprehur pėlqimin e tij qė tė cakohet si avokati kryesor i tė Akuzuarit;

DUKE MARRĖ PARASYSH se zėvendėsimi i Zotit Gashi si avokat kryesor nga Zoti Murphy, nė fazėn e tanishme tė procedurave, nuk do tė dėmtonte pėrfaqėsimin e tė Akuzuarit, as nuk do tė vononte nė mėnyrė tė dukshme procedurat paragjyqėsore;

DUKE MARRĖ PARASYSH se i Akuzuari ėshtė informuar se Sekretaria nuk do tė akordojė mjete financiare plotėsuese si rezultat i zėvendėsimit tė avokatit kryesor;

DUKE VENDOSUR se arsyet e parashtruar nga i Akuzuari dhe Zoti Gashi e bindin plotėsisht Zėvensėssekretarin se kjo do tė ishte njė tėrheqje e avokatit "nė interesat e drejtėsisė" sipas Nenit 19 (A) (i);

DUKE MARRĖ NĖ SHĖNIM se nė pėrputhje ne Nenin 9(D) tė Kodit tė Sjelljes, Zoti Gashi detyrohet tė dorėzojė tė gjitha dokumentet dhe gjėsendet pėr tė cilat klienti dhe/ose Tribunali ka tė drejtė;

DUKE MARRĖ NĖ SHĖNIM se nė pėrputhje me Nenin 13 (A) tė Kodit tė Sjelljes, Zoti Gashi vazhdon t'i nėnshtrohet detyrės sė fshehtėsisė;

DUKE MARRĖ PARASYSH se, gjatė kėrkimeve tė saj nė bazė tė Nenit 10 tė Direktivės, Sekretaria ka marrė dokumente qė konfirmojnė se tė Akuzuarit nuk i dalin mjetet financiare pėr tė paguar shpenzimet e mbrojtjes.

ME KĖTĖ VENDOSI tė tėrheqė caktimin e Zotit Tomė Gashi si avokat kryesor dhe tė caktojė Zotin Peter Murphy zi avokat kryesor pėr tė Akuzuarin, me efekt nga data e kėtij vendimi.

/nėnshkruar/
David Tolbert
Zėvendėssekretar

/vula e Tribunalit/

Sot mė datėn njėmbėdhjetė dhjetor 2003
Nė Hagė
Holandė.