Lėnda Nr. IT-03-66-PT
Prokurorja kundėr Isak Musliut

VENDIM

ZĖVENDĖSSEKRETARI

DUKE MARRĖ PARASYSH Statutin e Tribunalit tė miratuar prej Kėshillit tė Sigurimit me Rezolutėn 827 (1993), dhe nė veēanti Nenin 21 tė tij;

DUKE MARRĖ PARASYSH Rregulloren e Procedurės dhe tė Provave (mė tej "Rregullorja") tė miratuar prej Tribunalit mė 11 shkurt 1994, me ndryshimet e mėvonshme, dhe nė veēanti Rregullat 44 dhe 45 tė saj;

DUKE MARRĖ PARASYSH Direktivėn pėr Emėrimin e Avokatėve Mbrojtės (mė tej "Direktiva") e miratuar prej Tribunalit mė 28 korrik 1994 dhe me ndryshime tė mėvonshme, dhe nė veēanti Nenet 8, 9, 10 dhe 11 (A)(i) tė saj;

DUKE MARRĖ PARASYSH Kodin e Sjelljes Profesionale pėr Avokatėt para Tribunalit Ndėrkombėtar (IT/125 REV.1) (mė tej "Kodi i Sjelljes");

DUKE MARRĖ PARASYSH se mė 29 prill 2003, me kėrkesė tė tė akuzuarit, Z. Isak Musliu (mė tej "i akuzuari"), Sekretari caktoi Z. Bajram Krasniqi, avokat nga Prishtina si Avokat Kryesor pėr tė akuzuarin dhe Z. Steven Powles, avokat nga Londra, si bashkavokat pėr tė akuzuarin pėr njė afat prej 120 ditėsh deri nė vlerėsimin e mundėsive financiare tė tė akuzuarit pėr tė paguar avokatin;

DUKE MARRĖ PARASYSH se nė bazė tė deklararatės financiare tė tė akuzuarit dhe dokumentacionit tė paraqitur nė mbėshtetje tė saj, Sekretaria ka pėrcaktuar se i akuzuari nuk ėshtė nė gjendje tė paguajė avokatin dhe si rrjedhim ka tė drejtė tė pėrfitojė ndihmė juridike;

DUKE MARRĖ PARASYSH mė tej se nė letėrkėmbimin e datave 22 dhe 27 gusht 2003, i akuzuari kėrkoi prej Sekretarisė qė tė hiqte Z. Krasniqi nga detyra pėr shkak se po e kryente mbrojtjen nė mėnyrė tė pakujdesshme dhe joprofesionale;

DUKE MARRĖ SHĖNIM vendimin e Sekretarit tė datės 6 shtator 2003, pėr heqjen nga detyra si avokat kryesor tė Z. Krasniqi pėr arsyet e lartpėrmendura;

DUKE MARRĖ PARASYSH se mė 19 shtator 2003, i akuzuari kėrkoi emėrimin e njė juristi qė doli se ishte i pakualifikuar pėr tė pėrfaqėsuar tė akuzuarin dhe si pasojė emėrimi i tij u refuzua prej Sekretarisė;

DUKE MARRĖ SHĖNIM letėrkėmbimin e mėvonshėm midis Sekretarisė dhe tė akuzuarit ku i akuzuari u kėshillua qė tė zgjidhte njė avokat tė ri nga lista e avokatėve nė dispozicion tė tė akuzuarve pa mjete financiare nė bazė tė Rregullės 45;

DUKE MARRĖ PARASYSH se mė 14 maj 2004, i akuzuari kėrkoi qė Z. Michael Topolski, avokat nga Londra, tė emėrohet avokat kryesor;

DUKE MARRĖ PARASYSH se nė tė njėjtėn letėr, i akuzuari shprehu dėshirėn qė Z. Powles tė vazhdojė tė punojė pėr mbrojtjen e tij si bashkavokat;

DUKE MARRĖ PARASYSH se Z. Topolski aktualisht nuk ėshtė i pėrfshirė nė listėn e avokatėve tė Rregullės 45, por ėshtė i gatshėm qė emri i tij tė shtohet nė kėtė listė;

DUKE MARRĖ PARASYSH se Z. Topolski e ka anglishten gjuhė amtare dhe ėshtė avokat mbrojtės me pėrvojė, dhe se ėshtė bėrė anėtar i Shoqatės sė Avokatėve Mbrojtės;

DUKE MARRĖ PARASYSH se si rrjedhim Sekretaria ėshtė e bindur se Z. Topolski i pėrmbush kėrkesat e kualifikimit tė Rregullores dhe tė Direktivės pėr pranim nė listėn e Rregullės 45 dhe pėr tė pėrfaqėsuar tė akuzuar pa mjete financiare;

DUKE MARRĖ PARASYSH se Z. Topolski ka shprehur pėlqimin pėr emėrimin e tij si avokat kryesor i tė akuzuarit;

DUKE MARRĖ PARASYSH se e drejta e tė akuzuarit pėr pėrfaqėsim ligjor nuk u dėmtua nė asnjė rast meqenėse Z. Powles vazhdoi tė pėrfaqėsonte tė akuzuarin, si ushtrues i detyrės sė avokatit kryesor, nga dita e tėrheqjes sė Z. Krasniqi deri nė datėn e kėtij vendimi;

ME KĖTĖ VENDOS pa paragjykuar nenin 18 tė Direktivės, tė emėrojė Z. Michael Topolski si avokat kryesor pėr tė akuzuarin dhe tė konfirmojė emėrimin e Z. Steven Powles si bashkavokat qė nga data e kėtij vendimi

 

/Vula e Tribunalit/

 

/nėnshkrim/

 

David Tolbert

 

Zėvendės Sekretar

Sot mė njėzet e shtatė maj, 2004

 

Nė Hagė

 

Holandė