NĖ DHOMĖN E GJYQIT

Para:

Gjykatėsit Alphons Orie, kryesues
Gjykatėsit Amin El Mahdi
Gjykatėsit Martin Canivell

Sekretari: Z. Hans Holthuis

Vendim i datės: 12 shtator 2003

PROKURORJA
kundėr
Fatmir LIMAJT
HARADIN BALĖS
Isak MUSLIUT


VENDIM MBI LIRIMIN E PĖRKOHSHĖM TĖ FATMIR LIMAJT

Zyra e Prokurorit:
Z. Andrew Cayley
Z. Alex Whiting

Avokatėt mbrojtės pėr tė Akuzuarit:
Z. Karim AA. Khan pėr Fatmir Limajn
Z. Tomė Gashi dhe Z. Peter Murphy pėr Haradin Balėn
Z. Bajram Krasniqi dhe Z. Steven Powles pėr Isak Musliun

DHOMA E GJYQIT Nr. 1 (“Dhoma”) e Tribunalit Ndėrkombėtar pėr Ndjekjen Penale tė Personave Pėrgjegjės pėr Shkelje tė Rėnda tė sė Drejtės Humanitare Ndėrkombėtare tė Kryera nė Territorin e ish-Jugosllavisė prej vitit 1991 (“Tribunali”);

PASI ĖSHTĖ VĖNĖ NĖ ZOTĖRIM Mocionit tė Mbrojtjes pėr Lirim tė Pėrkohshėm tė Fatmir Limajt (“Mocioni”), i protokolluar mė 24 qershor 2003;

DUKE MARRĖ SHĖNIM Pėrgjigjen e Prokurorisė ndaj Kėrkesės pėr Lirim tė Pėrkohshėm (“Pėrgjigjja”), e protokolluar mė 8 korrik 2003;

DUKE MARRĖ SHĖNIM Kėrkesėn e Fatmir Limajt pėr t’u lejuar tė paraqesė njė Kundėrpėrgjigje dhe Mocion pėr Zgjatjen e Afatit Kohor, tė protokolluar mė 15 korrik 2003;

DUKE MARRĖ SHĖNIM Urdhrin pėr Caktimin e Kohės pėr Parashtrimin e Pėrgjigjeve tė Ndryshme, i protokolluar mė 22 korrik 2003;

DUKE MARRĖ SHĖNIM Kundėrpėrgjigjen ndaj Pėrgjigjes sė Prokurorisė kundrejt Kėrkesės sė Mbrojtjes pėr Lirim tė Pėrkohshėm tė Fatmir Limajt (“Kundėrpėrgjigjja”), e protokolluar mė 22 korrik 2003 dhe Shtojcėn e Kundėrpėrgjigjes ndaj Pėrgjigjes sė Prokurorisė kundrejt Kėrkesės sė Mbrojtjes pėr Lirim tė Pėrkohshėm tė Fatmir Limajt (“Shtojca”), e protokolluar mė 24 korrik 2003;

DUKE MARRĖ SHĖNIM Rregullėn 65 tė Rregullores sė Procedurės dhe Provave (“Rregullorja”) e cila nė pjesėn pėrkatėse parashtron:

(A) Pasi ėshtė arrestuar, i akuzuari mund tė lirohet vetėm me urdhrin e njė Dhome.

(B) Dhoma e Gjyqit mund tė urdhėrojė pėr lirimin vetėm pasi u ka dhėnė mundėsinė pėr tė shprehur mendimin vendit pritės dhe vendit nė tė cilin i akuzuari kėrkon tė lirohet dhe vetėm nė qoftė se ėshtė e bindur se i akuzuari do tė paraqitet nė gjyq dhe nė qoftė se lirohet nuk do tė paraqesė rrezik pėr viktimat, dėshmitarėt apo persona tė tjerė.

DUKE MARRĖ SHĖNIM se nė mbėshtetje tė Mocionit tė saj, Mbrojtja, ndėr tė tjera parashtron si vijon:

(i) I Akuzuari ishte duke u dorėzuar vullnetarisht nė kohėn kur ai u arrestua nė Slloveni[1] dhe ai nuk bėri asnjė orvatje pėr t’i bishtnuar juridiksionit tė Tribunalit pasi kishte mėsuar pėr aktakuzėn kundėr tij;[2]

(ii) I Akuzuari nuk mund - dhe nuk do tė – arratiset sepse: (a) Territori i Kosovės kontrollohet prej Kombeve tė Bashkuara e pėr kėtė arsye urdhrat e Dhomės do tė zbatohen,[3] (b) i Akuzuari nuk ka ku tė shkojė pėr t’i shpėtuar gjyqit,[4] (c) “gruaja e tij, katėr fėmijėt, prindėrit, tėgjithė vėllezėrit dhe motrat e tij janė nė Kosovė sė bashku me familjen e gjerė dhe pothuajse nuk ka gjasa qė ai t’i linte tė gjithė ata nė kėmbim tė njė jete nė izolim dhe arrati”,[5] dhe (d) zotime dhe dėshmi tė ndryshme tė autoriteteve vendore, pėrfshirė edhe Kryeministrin e Kosovės, sigurojnė se i Akuzuari do tė paraqitet nė gjyq;[6]

(iii) nuk ėshtė sjellė asnjė dėshmi se nė tė kaluarėn i Akuzuari “[…] ka kėrcėnuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė viktima, dėshmitarė apo persona tė tjerė qė kanė lidhje me ēėshtje qė kanė tė bėjnė me aktakuzėn”;[7]

(iv) I Akuzuari ėshtė i gatshėm tė pranojė dhe t’u pėrmbahet gjithė kushteve dhe urdhrave tė imponuara ndaj tij pėr tė siguruar dorėzimin e tij nė Tribunal;[8]

DUKE MARRĖ SHĖNIM se nė Pėrgjigjen e saj Prokuroria e kundėrshton Mocionin duke parashtruar ndėr tė tjera si vijon:

(i) I Akuzuari nuk iu dorėzua vullnetarisht Tribunalit dhe siē e pranoi vetė, ai u arrestua prej policisė sllovene;[9]

(ii) gjatė orėve qė ai dinte mbi aktakuzėn kundėr tij, i Akuzuari mund t’i kishte telefonuar Tribunalit qė tė organizonte dorėzimin e tij, ose mund tė ishte paraqitur nė polici nė Slloveni pėr tė kryer dorėzimin, por ai nuk e bėri kėtė;[10]

(iii) Shtrembėrimi publik i faktit mbi vendndodhjen dhe veprimtarinė e tij nga ana e tė Akuzuarit nė kohėn e arrestimit tė tij hedh mė shumė dyshim mbi pretendimin e tij se ai po pėrpiqej tė dorėzohej”;[11]

(iv) Ekziston rrezik i njėmendtė qė i Akuzuari tė arratiset sepse: (a) fuqia e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė pėr t’a parandaluar tė Akuzuarin qė tė arratiset mbetet e kufizuar,[12] (b) i Akuzuari mund tė arratisej lehtėsisht nė Shqipėri ose nė ndonjė prej bashkėsive shqiptare nė Evropė,[13] (c) fakti se familja e tė Akuzuarit jeton nė Kosovė nuk do t’a pengojė atė qė t’i bishtnojė arrestimit dhe “tė jetojė nė izolim dhe arrati”,[14] (d) zotimet prej autoriteteve vendore nė Kosovė qė tė sigurojnė paraqitjen e tė Akuzuarit nė gjyq nuk kanė vlerė domethėnėse sepse problemet e policisė dhe tė sigurisė janė nė kompetencėn e Kombeve tė Bashkuara dhe pėr kėtė arsye autoritetet vendore nuk kanė mjete pėr t’i jetėsuar kėto zotime,[15] dhe (e) i Akuzuari ka motiv tė fortė pėr t’u arratisur sepse ai ėshtė i akuzuar se ka luajtur rol udhėheqės dhe ka marrė pjesė drejtpėrdrejtė nė krime shumė tė rėnda dhe nė rast se shpallet fajtor, ai do tė marrė dėnim tė konsiderueshėm;[16]

(v) “duke marrė parasysh kėrcėnimet konkrete tė bėra nga i Akuzuari, provat mbi dhunėn e tij, kėrcėnimet e shumta qė tashmė janė bėrė nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe gjendjen e pėrgjithshme tė kėrcėnimeve nė shkallė tė gjerė kundėr dėshmitarėve nė Kosovė”, i Akuzuari nuk ka mundur tė provojė se ai nuk do tė pėrbėjė rrezik pėr viktimat dhe dėshmitarėt;[17]

(vi) Autoritetet e Kombeve tė Bashkuara nuk janė ende nė gjendje qė t’u sigurojnė mbrojtje tė njėmendtė dėshmitarėve;[18]

(vii) Grafiku kohor i pėrcaktuar nga Gjykatėsi Kryesues nė konferencėn e fundit mbi statusin i pakėson gjasat pėr njė paraburgim tė zgjatur para fillimit tė gjyqit;[19]

DUKE MARRĖ SHĖNIM se nė Kundėrpėrgjigje, Mbrojtja, ndėr tė tjera, parashtron si vijon:

(i) Rregulla 65 e Rregullores nuk ia ngarkon barrėn e provės tė Akuzuarit dhe se ky koncept pushoi sė qeni praktikė e Tribunalit kur fjalėt “nė rrethana tė jashtėzakonshme” u fshinė nga teksti i Rregullės 65 nė sesionin plenar tė 21-tė mė 30 nėntor 1999[20]

(ii) Prokuroria ka vendosur ta kundėrshtojė lirimin e pėrkohshėm tė tė Akuzuarit si ēėshtje parimore dhe pavarėsisht faktit qė ai u dorėzua vullnetarisht nė kohėn e arrestimit,[21]

(iii) “[…] duke pasur parasysh vendndodhjen e tė Akuzuarit dhe rėndėsinė e lajmit qė ai mori, intervali prej njė orė e gjysmė pėr t’i telefonuar dhe pėr tė vendosur kontakt me Kryeministrin ėshtė i papėrfillshėm dhe nė asnjė mėnyrė nuk mund tė interpretohet si vonesė thelbėsore[…]”,[22]

(iv) duke marrė parasysh faktin se i Akuzuari kontaktoi me Kryeministrin e Kosovės dhe i tha atij se ai dėshironte tė dorėzohej dhe kėrkoi qė Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm nė Kosovė (“SRSG”) tė njoftohej mbi vendndodhjen dhe qėllimet e tij dhe i Akuzuari kėrkoi qė Kryeministri dhe SRSG tė punonin sė bashku pėr ta jetėsuar dorėzimin, sjellja e tė Akuzuarit ishte shembullore,[23]

(v) Gjykata Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut ka pranuar se ashpėrsia nė ndėshkimin e pritshėm nuk pėrbėn bazė pėr t’i refuzuar tė Akuzuarit lirim tė pėrkohshėm,[24]

(vi) “[d]uke marrė parasysh se ai do tė thyente premtimin ndaj babait tė tij, Kryeministrit dhe popullit tė tij, parashtrohet se i Akuzuari nuk do tė ketė asnjė mundėsi tjetėr veē se t’u pėrmbahet kushteve tė lirimit tė pėrkohshėm tė vendosura nga [Tribunali]”,[25]

(vii) Sjellja e tė Akuzuarit duke mos i bishtnuar drejtėsisė kur ai kishte mundėsi, por vendosja e kontaktit me autoritetet e Kombeve tė Bashkuara dhe informimi i tyre mbi vendndodhjen e tij pėrbėn provė tė fortė bindėse se nė rast se do tė lirohet tani, ai nuk do tė paraqesė rrezik pėr t’u arratisur,[26]

(viii) Nuk ka asnjė provė tė besueshme qė tregon se Fatmir Limaj ka kėrcėnuar dėshmitarė drejtpėrsėdrejti ose tėrthorazi,[27]

(ix) Prokuroria nuk ka mundur tė provojė se Misioni i Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (“UNMIK”) nuk ėshtė i gatshėm apo i aftė t’u sigurojė mbrojtje tė mjaftueshme dėshmitarėve nė Kosovė;[28]

DUKE MARRĖ SHĖNIM se mė 16 korrik 2003, Gjykatėsi Martin Canivell e ftoi ish-Pėrfaqėsuesin Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm qė t’i jepte Dhomės njė deklaratė mb njohuritė e tij tė mundshme nė lidhje me faktet qė mund tė kishin lidhje me vlerėsimin e Dhomės pėr rrezikun qė i Akuzuari do t’i bishtnonte drejtėsisė apo qė do tė pėrbėnte rrezik pėr viktima, dėshmitarė apo persona tė tjerė (“Vendim i Gjykatėsit Martin Canivell”);

DUKE MARRĖ SHĖNIM se ish-Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm nuk i ėshtė pėrgjigjur ftesės sė Gjykatėsit Martin Canivell dhe se Z. Paul. E. Coffey, Drejtor i Departamentit tė Drejtėsisė sė UNMIK-ut, i ka paraqitur Dhomės njė pėrgjigje nė emėr tė UNMIK-ut;

DUKE MARRĖ SHĖNIM se nė pėrgjigje tė vendimit tė Gjykatėsit Martin Canivell, Z. Coffey deklaroi se “UNMIK-u nuk ėshtė nė gjendje tė japė garanci se Z. Limaj do tė jetė nė dispozicion pėr procedurat e mėtejshme gjyqėsore nė Hagė, nė rast se ai lirohet”, se”sidoqoftė pesha e akuzave kundėr Z. Limaj tregon se ai ka motiv pėr t’u arratisur”, se “duke marrė parasysh pozitėn gjeografike tė Kosovės, burimet e kufizuara tė UNMIK-ut pėr tė siguruar shėrbim policor tė plotė nė territorin e Kosovės dhe mjetet nė mbėshtetje tė njė personi si Z. Limaj, nė rast se ai do tė orvatej t’i shpėtonte arrestimit, largimi nga Kosova pėr nė vendet fqinjė do tė ishte relativisht i lehtė dhe “si pasojė rreziku i arratisjes ėshtė i madh”;

DUKE MARRĖ SHĖNIM se Z. Coffey shtoi se “siē pėrshkruhet gjerėsisht nė njė raport tė kohėve tė fundit tė OSBE-sė,[…], kėrcėnimet ndaj dėshmitarėve janė njė dukuri e zakonshme nė Kosovė dhe njė pengesė e madhe pėr vendosjen e sundimit tė ligjit”, se ai nuk ka “[…] asnjė arsye qė tė dyshojė nė saktėsinė e vlerėsimit tė [Prokurorisė]”, dhe se “aftėsia e UNMIK-ut pėr mbrojtjen e dėshmitarėve ėshtė e kufizuar pėr shkak tė mungesės sė burimeve dhe pikėpamjeve tė shoqėrisė”;

DUKE MARRĖ SHĖNIM se mė 22 korrik 2003 Dhoma urdhėroi qė Palėt tė paraqisnin komentet e tyre mbi letrėn e Z. Coffey para tė premtes mė 25 korrik 2003;

DUKE MARRĖ SHĖNIM se nė Shtojcėn e saj, Mbrojtja ndėr tė tjera, parashtron si mė poshtė:

(i) letra e Z. Coffey nuk pohon se pėrmbajtja e saj ėshtė miratuar nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,[29] as nuk saktėson nėse Drejtori ka njohuri tė drejtpėrdrejta apo tė tėrthorta mbi ēėshtjet qė ngrihen nė Vendimin e Gjykatėsit Martin Canivell;[30]

(ii) Z. Coffey e bazon argumentin e tij se i Akuzuari ka motiv pėr t’u arratisur vetėm nė faktin se ai ėshtė akuzuar pėr krim shumė tė rėndė[31]dhe ai nuk merr parasysh tė gjithė faktorėt frenues qė mund tė ndikojnė kundėr arratisjes sė tė Akuzuarit;[32]

(iii) Z. Coffey nuk ka dhėnė hollėsi mbi prova apo informacion tė tijin qė tregojnė ose tė paktėn sugjerojnė, se i Akuzuari ka dėmtuar apo kėrcėnuar nė ndonjė rast dėshmitarė nė Kosovė ose qė ai me gjasa do ta bėnte kėtė tani;[33]

(iv) informacioni i dhėnė nga Z. Coffey ėshtė krejtėsisht nė kundėrshtim me provat qė Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm[34] do tė mund tė jepte;[35]

DUKE MARRĖ SHĖNIM se mė 31 korrik 2003, Gjykatėsi Martin Canivell e ftoi edhe njė herė ish-Pėrfaqėsuesin Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm qė t’i informonte Gjykatėsit mbi njohuritė e tij vetjake nė lidhje me faktet qė mund tė kenė lidhje me vlerėsimin e Dhomės pėr rrezikun se, nė rast se Fatmir Limaj do tė lirohej pėrkohėsisht, ai nuk do tė paraqitej para gjyqit apo qė mund tė pėrbėjė rrezik pėr viktima, dėshmitarė apo persona tė tjerė; se Dhoma e Gjyqit nuk e mori kėtė informacion;

DUKE MARRĖ PARASYSH se Rregulla 65 e Rregullores duhet interpretuar duke u bazuar nė Nenin 21(3) tė Statutit tė Tribunalit;

DUKE MARRĖ PARASYSH se Rregulla 65 e Rregullores mė parė kushtėzonte se lirimi i pėrkohshėm do tė miratohej vetėm nė “rrethana tė jashtėzakonshme” dhe si pasojė paraburgimi nė fakt ishte rregulli;

DUKE MARRĖ PARASYSH se heqja e kėtij kushti nuk ka bėrė qė paraburgimi tė jetė pėrjashtim dhe lirimi rregull, as nuk ka ēuar nė atė qė pavarėsisht ndryshimit, paraburgimi mbetet rregulli dhe lirimi ėshtė pėrjashtim;[36]

DUKE MARRĖ PARASYSH se nė tė kundėrtėn, “vėmendja duhet pėrqėndruar nė rrethanat e veēanta tė ēdo rasti individual pa marrė parasysh nėse rezultati qė do tė arrihet ėshtė rregull apo pėrjashtim”;[37]

DUKE MARRĖ PARASYSH se pėr kėtė arsye detyra e Dhomės duhet tė jetė tė peshojė dhe vlerėsojė faktorėt e pranishėm nė kėtė ēėshtje para se tė marrė vendim dhe si rregull tė pėrgjithshėm tė vlerėsojė “nėse pavarėsisht supozimit tė pafajėsisė, interesi publik duhet tė ketė pėrparėsi mbi nevojėn pėr ‘t’i siguruar tė akuzuarit, respektin pėr tė drejtėn e lirisė sė personit”;[38]

DUKE MARRĖ PARASYSH pėr mė tepėr se nė vendimin nė se duhet miratuar lirimi i pėrkohshėm, Dhoma duhet tė bindet: (a) se i Akuzuari do tė paraqitet para gjyqit, dhe (b) se, nė rast se lirohet, ai nuk do tė pėrbėjė rrezik pėr viktimat, dėshmitarėt apo persona tė tjerė;

DUKE MARRĖ PARASYSH listėn e faktorėve tė parashtruar nga Dhoma e Apelit qė njė Dhomė duhet t’i marrė nė shqyrtim pėr tė vendosur nėse ėshtė e bindur qė, nė qoftė se lirohet, i Akuzuari do tė paraqitet para gjyqit[39] dhe “rrethanat e ēdo tė akuzuari qė bėn kėrkesė pėr lirim tė pėrkohshėm duhen vlerėsuar individualisht meqė ato ndikojnė mbi gjasat qė ai do tė paraqitet nė gjyq;[40]

DUKE MARRĖ PARASYSH se, nė rrethanat e kėtij rasti pėr pėrcaktimin nėse i Akuzuari do tė paraqitet para gjyqit nė qoftė se lirohet, janė veēanėrisht domethėnės kėta faktorė: (a) rrethanat nė tė cilat i Akuzuari u arrestua; (b) pozita e lartė e tė Akuzuarit; (c) pesha e akuzave kundėr tij; (d) fakti se po tė shpallet fajtor, i Akuzuari ka gjasa tė pėrballet me burgim afatgjatė; dhe (e) fakti se autoritetet e Kosovės nuk do tė ishin nė gjendje tė jepnin garanci se ata do tė siguronin qė i Akuzuari do tė paraqitej nė gjyq dhe pėrmbushjen e kushteve tė hartuar nga Dhoma nė rast se do tė miratohej lirimi i pėrkohshėm;[41]

DUKE MARRĖ PARASYSH se megjithėse i Akuzuari u arrestua nga policia sllovene dhe nuk iu dorėzua Tribunalit, ai deklaroi nė shtyp se ai kishte synim tė kthehej nė Kosovė dhe t’i dorėzohej juridiksionit tė Tribunalit;[42]

DUKE MARRĖ SHĖNIM se, sidoqoftė, kur doli para Gjykatės sė Rrethit tė Kranjit nė Slloveni pas arrestimit tė tij mė 18 shkurt 2003, i Akuzuari deklaroi se “si deputet ai ka imunitet”[43] dhe pėr kėtė arsye duhej liruar dhe lejuar “tė udhėtonte pėr nė Prishtinė si person normal”[44], pavarėsisht kėrkesės sė Tribunalit pėr arrestimin e tij;

DUKE MARRĖ PARASYSH se pėr kėtė arsye duket se i Akuzuari kishte pėr qėllim tė kthehej nė Kosovė- ku ai gėzon statusin e deputetit-nė vend qė t’i dorėzohej menjėherė Tribunalit;

DUKE MARRĖ PARASYSH se nė kėto rrethana, Dhoma nuk mund tė bindet se i Akuzuari do t’i ishte dorėzuar vullnetarisht Tribunalit nė rast se nuk do tė ishte arrestuar;

DUKE MARRĖ PARASYSH se i Akuzuari akuzohet tė ketė pėrgjegjėsi komanduese dhe ngarkohet me pjesėmarrje nė krime tė rėnda; se nė rast se shpallet fajtor, i Akuzuari ka gjasa tė pėrballet me burgim afatgjatė dhe se pėr kėtė arsye ai ka motiv tė fortė pėr t’u arratisur;

DUKE MARRĖ PARASYSH se ndėrsa garancitė nuk janė kusht pėr miratimin e lirimit tė pėrkohshėm,[45] ato i japin mė shumė siguri Dhomės;

DUKE MARRĖ PARASYSH se, megjithėse letra e Z. Coffey nuk pėrmban informacion nė lidhje me njohuritė e Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm mbi rrezikun qė, po tė lirohej, i Akuzuari do tė arratisej apo do tė pėrbėnte rrezik pėr viktima, dėshmitarė apo persona tė tjerė, ajo pėrmban informacion tė vlefshėm nė lidhje me garancitė qė do tė mund tė ofronte UNMIK-u nė rast tė lirimit tė pėrkohshėm;

DUKE MARRĖ SHĖNIM se nė Rezolutėn 1244 (1999) tė 10 qershorit 1999, Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara themeloi UNMIK-un si administrate e pėrkohshme nė Kosovė dhe vendosi qė pėrgjegjėsia e UNMIK-ut, ndėr tė tjera, do tė pėrfshijė “rendin dhe sigurinė publike derisa prania ndėrkombėtare civile t’a marrė pėrsipėr kėtė detyrė dhe “kėqyrjen e kufirit siē kėrkohet”;[46]

DUKE MARRĖ PARASYSH se, sipas letrės sė Z. Coffey, UNMIK-u nuk ėshtė nė gjendje tė japė garanci se, nė rast se do tė lirohej pėrkohėsisht, i Akuzuari do tė ishte nė dispozicion pėr gjyqin;

DUKE MARRĖ PARASYSH se pėr kėtė arsye Dhoma nuk ėshtė e bindur se po tė lirohej, i Akuzuari do tė paraqitej para Tribunalit;

DUKE MARRĖ PARASYSH se nė bazė tė Rregullės 65 tė Rregullores dhe praktikės juridike tė Tribunalit,[47] pasi ėshtė pėrcaktuar se i akuzuari nuk plotėson njėrin prej dy kushteve tė Rregullės 65 (B) tė Rregullores, shqyrtimi i kushtit tjetėr nuk ėshtė i nevojshėm;

DUKE MARRĖ PARASYSH se pėr kėtė arsye nuk ėshtė e nevojshme tė shqyrtohet nėse i Akuzuari, nė rast se lirohet, nuk do tė pėrbėjė rrezik pėr viktima, dėshmitarė apo persona tė tjerė;

PĖR ARSYET E MĖSIPĖRME

NĖ BAZĖ TĖ Rregullės 65 tė Rregullores;

ME ANĖ TĖ KĖTIJ VENDIMI E HEDH POSHTĖ Mocionin.

Bėrė nė anglisht dhe frengjisht; versioni nė anglisht ka pėrparėsi.

Sot, me datėn 12 shtator 2003.

Nė Hagė

 

Holandė

 
   
 

/nėnshkruar nė origjinal/

 

Alphons Orie

 

Gjykatės Kryesues

/Vula e Tribunalit/


[1] Mocion, paragrafi. 15.

[2] po aty, par. 16.

[3] po aty, par. 18.

[4] Po aty

[5] po aty.

[6] Po aty.

[7] Po aty, par. 21.

[8] Po aty, par.22.

[9] Pėrgjigja, par. 9.

[10] Po aty.

[11] Po aty, par.11.

[12] po aty, par.12.

[13] po aty, par. 13.

[14] Po aty, par. 14.

[15] Po aty, par. 15

[16] po aty, par. 17

[17] po aty, par.27.

[18] po aty.

[19] Po aty, par. 29.

[20] Kundėrpėrgjigje, par. 14-15.

[21] Po aty, par. 8.

[22] Po aty, pr. 25.

[23] Po aty, par. 26.

[24] Po aty. Par 37-38.

[25] Po aty, par. 40

[26] po aty, par. 44.

[27] Po aty., par 47-65

[28] po aty, par. 65.

[29] Shtojcė, par. 5.

[30] Po aty., par. 7.

[31] Po aty., par. 8.

[32] Po aty., par. 10.

[33] Po aty, par. 15.

[34] Po aty, par. 17.

[35] Po aty., par. 16.

[36] Prokuroria kundėr Miodrag Jokić, Urdhėr nė lidhje me Miodrag Jokić pėr Lirim tė Pėrkohshėm, IT-01-42-PT, 20 shkurt 2002, par. 17.

[37] Po aty.

[38] Po aty., par. 18.

[39] Prokurorja kundėr Nikola Šainović & Dargoljub Ojdanić, Vendim pėr Lirim tė Pėrkohshėm, IT-99-37-AR65, 30 tetor 2002, par. 6.

[40] Po aty., par. 7.

[41] Po aty.

[42] Njoftim i Z. Fatmir Limaj, Televizioni Publik i Kosovės, 18 shkurt 2003, cituar nė Mocion, f. 480.

[43] Hollėsi tė Hetimit tė tė Akuzuarit, 18 shkurt 2003, cituar nė Mocion, f. 668.

[44] Po aty.

[45] Prokurorja kundėr Blagojević e tė tjerėve, Vendim mbi Kėrkesėn e Dragan Jokić pėr leje pėr tė Apeluar, IT-02-53-AR65, 18 prill 2002, par. 7-8.

[46] S/RES/1244(1999).

[47] Prokuroria kundėr Krajišnik & Plavšić, Vendim mbi Mocionin e Momčilo Krajišnik pėr Lirim tė Pėrkohshėm dhe Seancė Provash, IT-03-66-PT, 18 tetor 2002.