NĖ DHOMĖN E GJYQIT

Para:

Gjykatėsit Alphons Orie, kryesues
Gjykatėsit Amin El Mahdi
Gjykatėsit Martin Canivell

Sekretari: Z. Hans Holthuis

Vendim i datės: 16 shtator 2003

PROKURORJA
kundėr
Fatmir LIMAJT
HARADIN BALĖS
Isak MUSLIUT


VENDIM MBI LIRIMIN E PĖRKOHSHĖM TĖ HARADIN BALĖS

Zyra e Prokurorit:
Z. Andrew Cayley
Z. Alex Whiting

Avokatėt mbrojtės pėr tė Akuzuarit:
Z. Karim AA. Khan pėr Fatmir Limajn
Z. Tomė Gashi dhe Z. Peter Murphy pėr Haradin Balėn
Z. Bajram Krasniqi dhe Z. Steven Powles pėr Isak Musliun

DHOMA E GJYQIT Nr. 1 (“Dhoma”) e Tribunalit Ndėrkombėtar pėr Ndjekjen Penale tė Personave Pėrgjegjės pėr Shkelje tė Rėnda tė sė Drejtės Humanitare Ndėrkombėtare tė Kryera nė Territorin e ish-Jugosllavisė prej vitit 1991 (“Tribunali”);

PASI ĖSHTĖ VĖNĖ NĖ ZOTĖRIM TĖ Mocionit tė Mbrojtjes pėr Lirim tė Pėrkohshėm tė Haradin Balės (“i Akuzuari”) dhe Kėrkesės pėr Seancė (‘Mocioni”), protokolluar mė 7 korrik 2003;

DUKE MARRĖ SHĖNIM Pėrgjigjen nė Mirėbesim tė Prokurorisė ndaj Mocionit tė Haradin Balės pėr Lirim tė Pėrkohshėm (“Pėrgjigjja”), protokolluar mė 18 korrik 2003;

DUKE MARRĖ SHĖNIM Kundėrpėrgjigjen nė Mirėbesim tė Haradin Balės ndaj Pėrgjigjes sė Prokurorisė kundrejt Mocionit pėr Lirim tė Pėrkohshėm (“Kundėrpėrgjigjja”), protokolluar mė 25 korrik 2003;

DUKE MARRĖ SHĖNIM Rregullėn 65 tė Rregullores sė Procedurės dhe Provave (“Rregullorja”) e cila nė pjesėn pėrkatėse parashtron:

(A) Pasi ėshtė arrestuar, i akuzuari mund tė lirohet vetėm me urdhrin e njė Dhome.

(B) Dhoma e Gjyqit mund tė urdhėrojė pėr lirimin vetėm pasi u ka dhėnė mundėsinė pėr tė shprehur mendimin vendit pritės dhe vendit nė tė cilin i akuzuari kėrkon tė lirohet dhe vetėm nė qoftė se ėshtė e bindur se i akuzuari do tė paraqitet nė gjyq dhe nė qoftė se lirohet nuk do tė paraqesė rrezik pėr viktimat, dėshmitarėt apo persona tė tjerė.

DUKE MARRĖ SHĖNIM se nė mbėshtetje tė Mocionit tė saj, Mbrojtja, ndėr tė tjera parashtron si vijon:

(i) praktika juridike e Tribunalit tashmė ėshtė e tillė qė lirimi i pėrkohshėm ėshtė rregull i pėrgjithshėm dhe jo paraburgimi, qė do tė thotė se duhet miratuar lirimi i pėrkohshėm nė rast se Prokuroria nuk mund tė provojė se i Akuzuari nuk do dorėzohet, apo do tė paraqesė rrezik pėr njė viktimė, dėshmitar apo person tjetėr;[1]

(ii) i Akuzuari nuk mund – dhe nuk do tė – arratiset sepse: (a) i Akuzuari ėshtė kreu i njė familjeje tė madhe e cila ka nevojė pėr praninė dhe mbėshtetjen e tij,[2] (b) i Akuzuari ka lidhje tė forta me bashkėsinė e tij, dhe nuk ka as dėshirėn dhe as mundėsinė t’i shpėtojė juridiksionit tė Tribunalit,[3] (c) Misioni i Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (“UNMIK”) kontrollon territorin e Kosovės dhe mund tė udhėzohet prej Tribunalit qė tė ndėrmarrė hapa “qė t’a transportojė tė Akuzuarin nė dhe prej shtėpisė sė tij, tė vėzhgojė vendbanimin e tij, ta lejojė tė Akuzuarin tė lajmėrohet nė UNMIK, dhe pėrgjithėsisht tė mbikėqyrė lirimin e tij tė pėrkohshėm”,[4] dhe (d) i Akuzuari, i cili ka jetuar gjithė jetėn nė Kosovė, nuk asnjė vend ku tė shkojė pėr t’i shpėtuar gjyqit;[5]

(ii) i Akuzuari u pengua qė t’i dorėzohej Tribunalit sepse aktakuza kundėr tij ishte e mbyllur me vulė dhe ai u arrestua herėt nė mėngjes prej njė force tė armatosur;[6]

(iii) i Akuzuari nuk ka kontaktuar kurrė me dėshmitarėt dhe as nuk ka ndėrhyrė te ata dhe e siguron plotėsisht Dhomėn se “[…] gjatė lirimit tė pėrkohshėm, ai nuk do tė orvatet tė kontaktojė, personalisht ose pėrmes tė tjerėve, me ndonjė viktimė, dėshmitar apo person tjetėr”;[7]

(iv) i Akuzuari ėshtė i gatshėm tė pranojė dhe t’u pėrmbahet tė gjitha rregullave dhe kushteve qė mund tė kėrkohen prej tij nė lidhje me vendbanimin, lėvizjet, sjelljen dhe kthimin e tij nė Tribunal;[8]

(v) Zyra e Kryeministrit tė Institucioneve tė Pėrkohshme Vetėqeverisėse tė Kosovės e pėrkrah lirimin e pėrkohshėm tė tė Akuzuarit gjė qė duhet tė rrisė besimin se kushtet e lirimit tė pėrkohshėm do tė zbatohen plotėsisht;[9]

(vi) gjendja mjekėsore e tė Akuzuarit e bėn tė papėrshtatshme mbajtjen e tij nė paraburgim;[10]

(vii) megjithėse akuzat kundėr tė Akuzuarit janė tė rėnda, ai nuk ka patur asnjė rang ushtarak apo politik dhe asnjė pėrgjegjėsi komanduese, dhe pėrfaqėson tė akuzuarin e rangut mė tė ulėt nė Tribunal;[11]

DUKE MARRĖ SHĖNIM se nė Pėrgjigjen e saj Prokuroria e kundėrshton Mocionin duke parashtruar ndėr tė tjera si vijon:

(i) Rregulla 65(B) e Rregullores i ngarkon “barrė tė rėndė tė Akuzarit qė tė provojė se, po tė lirohet, ai do tė paraqitet nė gjyq dhe nuk do tė paraqesė rrezik ndaj viktimave, dėshmitarėve apo personave tė tjerė” dhe, edhe sikur Dhoma tė bindet se ėshtė plotėsuar minimumi i kushteve tė Rregullės 65, ajo pėrsėri rezervon tė drejtėn pėr tė refuzuar lirimin e pėrkohshėm;[12]

(ii) i Akuzuari ka detyrimin qė tė provojė pėrshtatshmėrinė e tij pėr lirim tė pėrkohshėm, dhe po tė ishte dorėzuar me vullnet tė lirė mund tė kishte kontribuar pėr kėtė ēėshtje, arrestimi pa mundėsinė pėr dorėzim me vullnet tė lirė nuk e ndihmon atė – tė shumtėn ėshtė faktor jopėrcaktues;[13]

(iii) lidhjet e forta qė disa tė akuzuar kanė me bashkėsinė e vet nuk i ka penguar ata qė tė jenė tė lirė pėr vite pa u diktuar dhe, pėr kėtė arsye, nuk pėrbėjnė garanci pėr paraqitjen nė gjyq;[14]

(iv) meqė kufijtė e Kosovės janė tė kontrolluar nė masė tė pamjaftueshme, “ i Akuzuari mund tė arratisej relativisht lehtė dhe tė fshihej pėr njė kohė tė pacaktuar nė Shqipėrinė fqinjė, madje dhe pa pasaportė”;[15]

(v) Paaftėsia mjekėsore e tė Akuzuarit nuk e pengoi atė tė merrte pjesė nė shėrbimin ushtarak me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės nė 1998 dhe, siē ėshtė deklaruar nga Dhoma e Apelit nuk garanton lirimin “edhe sikur sforcimi nervor i paraburgimit tė ketė keqėsuar gjendjen qė nga ana tjetėr mund tė kontrollohet dhe trajtohet nė mėnyrė tė pėrshtatshme nga njė mjek”;[16]

(vi) zotimet prej autoriteteve vendore nė Kosovė qė tė sigurojnė paraqitjen e tė Akuzuarit nė gjyq nuk kanė vlerė domethėnėse sepse problemet e policisė dhe tė sigurisė janė nė kompetencėn e Kombeve tė Bashkuara dhe pėr kėtė arsye autoritetet vendore nuk kanė mjete pėr t’i jetėsuar kėto zotime;[17]

(vii) autoritetet e UNMIK-ut nuk janė ende nė gjendje qė t’u sigurojnė mbrojtje tė njėmendtė dėshmitarėve ose tė pengojnė tė Akuzuarin qė tė arratiset;[18]

(viii) Dhoma nuk ka autoritet tė veēantė detyrues mbi UNMIK-un tė ndryshėm nga autoriteti i Dhomės mbi tė gjithė Shtetet;[19]

(ix) Dhoma duhet t’u japė vlerė tė kufizuar zotimeve vetjake tė tė Akuzuarit deri kur tė njoftohet prej UNMIK-ut pėr mundėsitė pėr t’i zbatuar kėto zotime;[20]

(x) nė bazė tė kėrcėnimeve tė qarta tė bėra nga i Akuzuari, provat mbi dhunėn e tij nė tė kaluarėn, frikės sė tmerrshme tė shprehur nga disa dėshmitarė nė rast se ai do tė lirohet pėrkohėsisht, kėrcėnimeve tė shumta qė tashmė janė bėrė nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe gjendjes sė pėrgjithshme tė kėrcėnimeve nė shkallė tė gjerė kundėr dėshmitarėve nė Kosovė qė prej luftės, i Akuzuari nuk ka mundur tė provojė se ai nuk do tė pėrbėjė rrezik pėr viktimat dhe dėshmitarėt;[21]

(xi) kryesit e rangut tė ulėt si i Akuzuari “mund tė jetė mė e vėshtirė pėr t’i vėzhguar dhe penguar pėr t’u arratisur ose pėr tė ndėrhyrė ndaj dėshmitarėve, dhe dhuna vetjake e lidhur me kryesit e rangut tė ulėt si i Akuzuari mund qė faktikisht tė rrisė rrezikun fizik ndaj dėshmitarit, veēanėrisht nė njė rast si ky ku kryesi kėrkon qė tė jetė i lirė ne vendin e krimit dhe njeh personalisht viktimat qė kanė mbijetuar”;[22]

(xii) grafiku kohor i pėrcaktuar nga Gjykatėsi Kryesues nė konferencėn e fundit mbi statusin i pakėson gjasat pėr njė paraburgim tė zgjatur para fillimit tė gjyqit;[23]

DUKE MARRĖ SHĖNIM se nė Kundėrpėrgjigjen e saj, Mbrojtja, ndėr tė tjera, parashtron si vijon:

(i) Rregulla 65 e Rregullores duhet tė pėrputhet me standartin e pėrbotshėm tė pranuar prej tė drejtės humanitare ndėrkombėtare dhe duhet interpretuar se krijon njė tė drejtė tė pėrgjithshme pėr lirim para gjyqit dhe se kėrkon qė Prokuroria tė mbartė barrėn e tė provuarit “nė jo mė pak se prova tė qarta dhe bindėse ose arsye tė qenėsishme”, se i Akuzuari nuk duhet tė lirohet;[24]

(ii) natyra e akuzave dhe provat nuk e pėrligjin refuzimin e lirimit tė pėrkohshėm;[25]

(ii) ndėrkohė qė Tribunali nuk ka asnjė mėnyrė konkrete qė tė detyrojė njė shtet qė tė plotėsojė kėrkesat e tij, ai ndikon drejtpėrdrejtė mbi UNMIK-un nėpėrmjet Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara nė rast se UNMIK-u nuk do t’i plotėsonte kėrkesat e bėra nga Dhoma;[26]

(iii) mundėsia e gjyqit nė shkurt 2004, gjė qė ėshtė e paqartė, nuk duhet tė jetė arsye pėr tė refuzuar lirimin e pėrkohshėm;[27]

DUKE MARRĖ PARASYSH se Rregulla 65 e Rregullores duhet interpretuar duke u bazuar nė Nenin 21(3) tė Statutit tė Tribunalit;

DUKE MARRĖ PARASYSH se, mė parė, Rregulla 65 e Rregullores kushtėzonte se lirimi i pėrkohshėm do tė miratohej vetėm nė “rrethana tė jashtėzakonshme” dhe si pasojė paraburgimi nė fakt ishte rregulli;

DUKE MARRĖ PARASYSH se heqja e kėtij kushti nuk ka bėrė qė paraburgimi tė jetė pėrjashtim dhe lirimi rregull, as nuk ka ēuar nė atė qė pavarėsisht ndryshimit, paraburgimi mbetet rregulli dhe lirimi ėshtė pėrjashtim;[28]

DUKE MARRĖ PARASYSH se nė tė kundėrtėn, “vėmendja duhet pėrqėndruar nė rrethanat e veēanta tė ēdo rasti individual pa marrė parasysh nėse rezultati qė do tė arrihet ėshtė rregull apo pėrjashtim”;[29]

DUKE MARRĖ PARASYSH se pėr kėtė arsye detyra e Dhomės duhet tė jetė tė peshojė dhe vlerėsojė faktorėt e pranishėm nė kėtė ēėshtje para se tė marrė vendim dhe si rregull tė pėrgjithshėm tė vlerėsojė “nėse pavarėsisht supozimit tė pafajėsisė, interesi publik duhet tė ketė pėrparėsi mbi nevojėn pėr ‘t’i siguruar tė akuzuarit, respektin pėr tė drejtėn e lirisė sė personit”;[30]

DUKE MARRĖ PARASYSH se pėr mė tepėr nė vendimin nė se duhet miratuar lirimi i pėrkohshėm, Dhoma duhet tė bindet: (a) se i Akuzuari do tė paraqitet para gjyqit, dhe (b) se, nė rast se lirohet, ai nuk do tė pėrbėjė rrezik pėr viktimat, dėshmitarėt apo persona tė tjerė;

DUKE MARRĖ PARASYSH listėn e faktorėve tė parashtruar nga Dhoma e Apelit qė njė Dhomė duhet t’i marrė nė shqyrtim pėr tė vendosur nėse ėshtė e bindur qė, nė qoftė se lirohet, i Akuzuari do tė paraqitet para gjyqit[31] dhe “rrethanat e ēdo tė akuzuari qė bėn kėrkesė pėr lirim tė pėrkohshėm duhen vlerėsuar individualisht meqė ato ndikojnė mbi gjasat qė ai do tė paraqitet nė gjyq;[32]

DUKE MARRĖ PARASYSH se, nė rrethanat e kėtij rasti pėr pėrcaktimin nėse i Akuzuari do tė paraqitet para gjyqit nė qoftė se lirohet, janė veēanėrisht domethėnės kėta faktorė: (a) rrethanat nė tė cilat i Akuzuari u arrestua; (b) pesha e akuzave kundėr tij; (c) fakti se po tė shpallet fajtor, i Akuzuari ka gjasa tė pėrballet me burgim afatgjatė; dhe (d) garancitė qė autoritetet e Kosovės do tė ishin nė gjendje tė jepnin pėr tė siguruar praninė e tė akuzuarit nė gjyq;[33]

DUKE MARRĖ PARASYSH se, megjithėse shėndeti nuk figuron nė Rregullėn 65 tė Rregullores, fillimisht Dhoma duhet tė marrė nė shqyrtim ēėshtjen nėse gjendja shėndetėsore e tė Akuzuarit ėshtė e papajtueshme me paraburgimin e tij;

DUKE MARRĖ SHĖNIM Urdhrin nė Mirėbesim pėr Kontroll Mjekėsor tė tė Akuzuarit, protokolluar mė 24 korrik 2003;

DUKE MARRĖ SHĖNIM Raportin Mjekėsor tė Doktor Koster-it, protokolluar mė 6 shtator 2003 (“Raporti Mjekėsor”)

DUKE MARRĖ PARASYSH se Raporti Mjekėsor pohonte se “gjendja e tanishme mjekėsore e Z. Bala ėshtė e kėnaqshme”; se “nuk ka arsye tė besohet se kushtet aktuale tė paraburgimit ndikojnė negativisht nė gjendjen mjekėsore tė Z. Bala”; dhe se ai “mund tė konsiderohet i aftė pėr tė dalė nė gjyq”;

DUKE MARRĖ PARASYSH se pėr kėtė arsye gjendja shėndetėsore e tė Akuzuarit nuk lejon lirimin e tij;

DUKE MARRĖ PARASYSH se i Akuzuari u arrestua nė bazė tė njė aktakuze tė mbyllur me vulė dhe nuk kishte asnjė njoftim faktik se ai duhej t’i dorėzohej Tribunalit;

DUKE MARRĖ PARASYSH se pėr kėtė arsye Dhoma gjykon se arrestimi i tė Akuzuarit ėshtė faktor jopėrcaktues qė nuk ėshtė nė dobi tė pretendimeve tė asnjė pale: nuk e lejon tė Akuzuarin qė nė pėrkrahje tė kėrkesės sė tij tė mbeshtetet nė faktin se ai u dorėzua; nė anėn tjetėr, nuk e lejon Prokurorinė tė pretendojė se ai po i bishtnonte arrestimit;

DUKE MARRĖ PARASYSH se pėr mė tepėr i Akuzuari ngarkohet me pjesėmarrje nė krime tė rėnda dhe nė rast se shpallet fajtor, i Akuzuari ka gjasa tė pėrballet me burgim afatgjatė dhe pėr kėtė arsye ai ka motiv tė fortė pėr t’u arratisur;

DUKE MARRĖ PARASYSH se ndėrsa garancitė nuk janė kusht pėr miratimin e lirimit tė pėrkohshėm,[34] ato i japin mė shumė siguri Dhomės;

DUKE MARRĖ SHĖNIM se nė Rezolutėn 1244 (1999) tė 10 qershorit 1999, Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara themeloi UNMIK-un si administrate e pėrkohshme nė Kosovė dhe vendosi qė pėrgjegjėsia e UNMIK-ut, ndėr tė tjera, do tė pėrfshijė “rendin dhe sigurinė publike derisa prania ndėrkombėtare civile t’a marrė pėrsipėr kėtė detyrė dhe “kryerjen e detyrave tė kėrkuara tė vėzhgimin tė kufirit ”;[35]

DUKE MARRĖ PARASYSH se, nuk ėshtė paraqitur asnjė provė qė do tė vėrtetonte se UNMIK-u do tė ishte nė gjendje tė japė garanci se, nė rast se do tė lirohej pėrkohėsisht, i Akuzuari do tė ishte nė dispozicion pėr gjyqin;

DUKE MARRĖ PARASYSH se pėr kėtė arsye Dhoma nuk ėshtė e bindur se po tė lirohej, i Akuzuari do tė paraqitej para Tribunalit;

DUKE MARRĖ PARASYSH se, pėr mė tepėr, nė bazė tė Rregullės 65 tė Rregullores dhe praktikės juridike tė Tribunalit,[36] pasi ėshtė pėrcaktuar se i akuzuari nuk plotėson njėrin prej dy kushteve tė Rregullės 65 (B) tė Rregullores, shqyrtimi i kushtit tjetėr nuk ėshtė i nevojshėm;

PĖR ARSYET E MĖSIPĖRME

NĖ BAZĖ TĖ Rregullės 65 tė Rregullores;

ME ANĖ TĖ KĖTIJ VENDIMI E HEDH POSHTĖ Mocionin.

Bėrė nė anglisht dhe frengjisht; versioni nė anglisht ka pėrparėsi.

Sot, me datėn 16 shtator 2003.

Nė Hagė

 

Holandė

 
   
 

/nėnshkruar nė origjinal/

 

Alphons Orie

 

Gjykatės Kryesues

/Vula e Tribunalit/


[1] Mocioni, par. 5.

[2] Po aty., par. 6.

[3] Po aty.

[4] Po aty., par. 10.

[5] Po aty., par. 6.

[6] Po aty., par. 7.

[7] Po aty., par. 8.

[8] Po aty., par. 9.

[9] Po aty., par. 11.

[10] Po aty., par. 12.

[11] Po aty., par. 13.

[12] Pėrgjigjja, par. 4.

[13] Po aty., par. 12.

[14] Po aty., par. 7.

[15] Po aty.

[16] Po aty., par. 8.

[17] Po aty., par. 9. dhe 13.

[18] Po aty., par. 11.

[19] Po aty., par. 10.

[20] Po aty., par. 14.

[21] Po aty., par. 22.

[22] Po aty., par. 23.

[23] Po aty., par. 25.

[24] Kundėrpėrgjigjja, par. 2 – 11.

[25] Po aty., par. 19.

[26] Po aty., par. 20.

[27] Po aty., par. 21.

[28] Prokuroria kundėr Miodrag Jokić, Urdhėr nė lidhje me Miodrag Jokić pėr Lirim tė Pėrkohshėm, IT-01-42-PT, 20 shkurt 2002, par. 17.

[29] Po aty.

[30] Po aty., par. 18.

[31] Prokurorja kundėr Nikola Šainović & Dargoljub Ojdanić, Vendim pėr Lirim tė Pėrkohshėm, IT-99-37-AR65, 30 tetor 2002, par. 6.

[32] Po aty., par. 7.

[33] Po aty.

[34] Prokurorja kundėr Blagojević e tė tjerėve, Vendim mbi Kėrkesėn e Dragan Jokić pėr leje pėr tė Apeluar, IT-02-53-AR65, 18 prill 2002, par. 7-8.

[35] S/RES/1244(1999).

[36] Prokuroria kundėr Krajišnik & Plavšić, Vendim mbi Mocionin e Momčilo Krajišnik pėr Lirim tė Pėrkohshėm dhe Seancė Provash, IT-03-66-PT, 18 tetor 2002.