NĖ DHOMĖN E GJYQIT

Para:

Gjykatėsit Alphons Orie, kryesues
Gjykatėsit Amin El Mahdi
Gjykatėsit Martin Canivell

Sekretari: Z. Hans Holthuis

Vendim i datės: 17 shtator 2003

PROKURORJA
kundėr
Fatmir LIMAJT
HARADIN BALĖS
Isak MUSLIUT


VENDIM MBI LIRIMIN E PĖRKOHSHĖM TĖ ISAK MUSLIUT

Zyra e Prokurorit:
Z. Andrew Cayley
Z. Alex Whiting

Avokatėt mbrojtės pėr tė Akuzuarit:
Z. Karim AA. Khan pėr Fatmir Limajn
Z. Tomė Gashi dhe Z. Peter Murphy pėr Haradin Balėn
Z. Bajram Krasniqi dhe Z. Steven Powles pėr Isak Musliun

DHOMA E GJYQIT Nr. 1 (“Dhoma”) e Tribunalit Ndėrkombėtar pėr Ndjekjen Penale tė Personave Pėrgjegjės pėr Shkelje tė Rėnda tė sė Drejtės Humanitare Ndėrkombėtare tė Kryera nė Territorin e ish-Jugosllavisė prej vitit 1991 (“Tribunali”);

PASI ĖSHTĖ VĖNĖ NĖ ZOTĖRIM TĖ Kėrkesės sė Isak Musliut pėr Lirim tė Pėrkohshėm (“Kėrkesa”), e protokolluar mė 6 gusht 2003;

DUKE MARRĖ SHĖNIM Pėrgjigjen nė Mirėbesim tė Prokurorisė ndaj Kėrkesės (“Pėrgjigjja”), e protokolluar mė 20 gusht 2003;

DUKE MARRĖ SHĖNIM Kundėrpėrgjigjen nė Mirėbesim ndaj Pėrgjigjes (“Kundėrpėrgjigjja”), e protokolluar mė 6 shtator 2003 (“Kundėrpėrgjigjja”);

DUKE MARRĖ SHĖNIM Rregullėn 65 tė Rregullores sė Procedurės dhe Provave (“Rregullorja”) e cila nė pjesėn pėrkatėse parashtron:

(A) Pasi ėshtė arrestuar, i akuzuari mund tė lirohet vetėm me urdhrin e njė Dhome.

(B) Dhoma e Gjyqit mund tė urdhėrojė pėr lirimin vetėm pasi u ka dhėnė mundėsinė pėr tė shprehur mendimin vendit pritės dhe vendit nė tė cilin i akuzuari kėrkon tė lirohet dhe vetėm nė qoftė se ėshtė e bindur se i akuzuari do tė paraqitet nė gjyq dhe nė qoftė se lirohet nuk do tė paraqesė rrezik pėr viktimat, dėshmitarėt apo persona tė tjerė.

DUKE MARRĖ SHĖNIM se nė mbėshtetje tė Kėrkesės tė saj, Mbrojtja, ndėr tė tjera parashtron si vijon:

(i) i Akuzuari nuk kishte mundėsi tė vėrtetonte gadishmėrinė e tij pėr tė bashkėpunuar me Tribunalin sepse ai u arrestua nė bazė tė njė aktakuze tė mbyllur me vulė dhe prandaj, ai nuk kishte njoftim faktik se duhej t’i dorėzohej Tribunalit; nė qoftė se i Akuzuari do tė kishte qenė nė dijeni tė ndonjė aktakuze, ai do t’i ishte dorėzuar “menjėherė dhe pa mėdyshje” Tribunalit[1]

(ii) megjithėse akuzat kundėr tė Akuzuarit janė tė rėnda, nė krahasim me rastet e tjera para Tribunalit, ato janė relativisht mė tė lehta, nė qoftė se jo mė tė lehtat faktikisht;[2]

(iii) Prokuroria nuk ka zbuluar asnjė provė qė tregon se i Akuzuari ka mrrė pjesė nė vrasjen e ndonjė personi, akuza mė e rėndė me tė cilėn ai ėshtė ngarkuar;[3]

(ii) i Akuzuari ėshtė i gatshėm tė pranojė dhe t’u pėrmbahet tė gjithė kushteve qė mund tė kėrkohen prej tij nė lidhje me vendbanimin, lėvizjet, sjelljen dhe kthimin e tij nė Tribunal;[4]

(iii) Kryeministri i Kosovės deklaroi se ai ka besim se i Akuzuari do tė kthehet pėr gjyqin dhe nuk do tė largohet nga Kosova;[5]

(iv) Misioni i Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė ("UNMIK”) dhe autoritetet pėrkatėse nė Kosovė do tė respektojnė dhe pėrmbushin ēfarėdo urdhrash apo kushtesh pėr lirim tė vendosur nga Dhoma;[6]

(v) pėrfundimi i hetimit tė Prokurorisė dhe fakti se disa prej dėshmitarėbe, tashmė ndodhen jashtė territorit tė Kosovės e pakėson rrezikun e kėrcėnimit tė mundshėm ndaj dėshmitarėve;[7]

(vi) nė qoftėse nuk mund tė provohet se i Akuzuari paraqet personalisht rrezik ndaj dėshimtarėve, ēdo rrezik i mundshėm aktual ndaj dėshmitarėve nga ndonjė drejtim tjetėr nuk duhet tė merret parasysh[8]

DUKE MARRĖ SHĖNIM se nė Pėrgjigjen e saj Prokuroria e kundėrshton Kėrkesėn duke parashtruar ndėr tė tjera si vijon:

(i) Rregulla 65(B) e Rregullores i ngarkon “barrė tė rėndė tė Akuzuarit qė tė provojė se, po tė lirohet, ai do tė paraqitet nė gjyq dhe nuk do tė paraqesė rrezik ndaj viktimave, dėshmitarėve apo personave tė tjerė” dhe edhe sikur Dhoma tė bindet se ėshtė plotėsuar minimumi i kushteve tė Rregullės 65, ajo pėrsėri rezervon tė drejtėn pėr tė refuzuar lirim tė pėrkohshėm;[9]

(ii) meqėnėse i Akuzuari u arrestua nė bazė tė njė aktakuze tė mbyllur me vulė, rrethanat e arrestimit tė tij pėrbėjnė njė faktor jopėrcaktues qė nuk peshon as pro dhe as kundėr lirimit tė tij;[10]

(iii) natyra e akuzave kundėr tė Akuzuarit – pėrkatėsisht, Burgim, Trajtim Mizor, Tortura dhe Vrasje, qė tė gjitha krime shumė tė rėnda – dhe fuqia e provave peshojnė kundėr lirimit dhe jo nė dobi tė tij;[11]

(iv) kushtet e lirimit nuk mund tė zėvendėsohen me gjykimin se i Arratisuri nuk paraqet rrezik pėr t’u arratisur dhe duhen marrė nė shqyrtim vetėm nė qoftė se fillimisht Dhoma pėrcakton se i Akuzuari e ka plotėsuar detyrimin e tij pėr problemin e arratisjes;[12]

(v) zotimet prej autoriteteve vendore nė Kosovė qė tė sigurojnė paraqitjen e tė Akuzuarit nė gjyq nuk kanė vlerė domethėnėse sepse problemet e policisė dhe tė sigurisė janė nė kompetencėn e Kombeve tė Bashkuara dhe pėr kėtė arsye autoritetet vendore nuk kanė mjete pėr t’i jetėsuar kėto zotime;[13]

(vi) Autoritetet e Kombeve tė Bashkuara nuk janė ende nė gjendje qė t’u sigurojnė mbrojtje tė njėmendtė dėshmitarėve ose tė pengojnė tė Akuzuarin qė tė arratiset;[14]

(vii) nė bazė tė provave qė e lidhin tė Akuzuarin me kėrcėnimet ndaj dėshmitarėve tė mundshėm, provave mbi dhunėn e tij, kėrcėnimeve tė shumta qė tashmė janė bėrė nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe gjendjes sė pėrgjithshme tė kėrcėnimeve nė shkallė tė gjerė kundėr dėshmitarėve nė Kosovė qė prej luftės, i Akuzuari nuk ka mundur tė provojė se ai nuk do tė pėrbėjė rrezik pėr viktimat dhe dėshmitarėt;[15]

(viii) grafiku kohor i pėrcaktuar nga Gjykatėsi Kryesues nė konferencėn e fundit mbi statusin i pakėson gjasat pėr njė paraburgim tė zgjatur para fillimit tė gjyqit;[16]

DUKE MARRĖ SHĖNIM se nė Kundėrpėrgjigjen e saj, Mbrojtja, ndėr tė tjera, parashtron si vijon:

(i) meqė lirimi nė pritje tė gjyqit ėshtė njė e drejtė pėr tė Akuzuarin, detyrimi ėshtė pėr Prokurorinė tė pėrcaktojė pse nuk duhet miratuar;[17]

(ii) pavarėsisht faktit se kur i Akuzuari u intervistua prej hetuesve tė UNMIK-ut mė 24 maj 2001 dhe atij iu bė e qartė se mė vonė mund tė konsiderohej i dyshuar; i Akuzuari nuk bėri asnjė orvatje pėr t’u arratisur;[18]

(iii) kur egzistojnė arsye “qė kanė lidhje” dhe “tė mjaftueshme” pėr tė refuzuar lirimin e pėrkohshėm, edhe nė kėtė rast i akuzuari duhet liruar nė qoftė se arsyet e refuzimit mund tė neutralizohen me vendosjen e kushteve;[19]

(iv) garancitė e dhėna nga i Akuzuari dhe Kryeministri i Kosovės duhet tė shpėrndajnė ēdo shqetėsim qė mund tė ketė Dhoma mbi paraqitjen e mėvonshme nė gjyq tė tė Akuzuarit;[20]

(v) nuk ka asnjė provė tė besueshme qė tregon se i Akuzuari ka kėrcėnuar dėshmitarė ndonjėherė;[21]

DUKE MARRĖ PARASYSH se Rregulla 65 e Rregullores duhet interpretuar duke u bazuar nė Nenin 21(3) tė Statutit tė Tribunalit;

DUKE MARRĖ PARASYSH se Rregulla 65 e Rregullores mė parė kushtėzonte se lirimi i pėrkohshėm do tė miratohej vetėm nė “rrethana tė jashtėzakonshme” dhe si pasojė paraburgimi nė fakt ishte rregulli;

DUKE MARRĖ PARASYSH se heqja e kėtij kushti nuk ka bėrė qė paraburgimi tė jetė pėrjashtim dhe lirimi rregull, as nuk ka ēuar nė atė qė pavarėsisht ndryshimit, paraburgimi mbetet rregulli dhe lirimi ėshtė pėrjashtim;[22]

DUKE MARRĖ PARASYSH se nė tė kundėrtėn, “vėmendja duhet pėrqėndruar nė rrethanat e veēanta tė ēdo rasti individual pa marrė parasysh nėse rezultati qė do tė arrihet ėshtė rregull apo pėrjashtim”;[23]

DUKE MARRĖ PARASYSH se pėr kėtė arsye detyra e Dhomės duhet tė jetė tė peshojė dhe vlerėsojė faktorėt e pranishėm nė kėtė ēėshtje para se tė marrė vendim dhe si rregull tė pėrgjithshėm tė vlerėsojė “nėse pavarėsisht supozimit tė pafajėsisė, interesi publik duhet tė ketė pėrparėsi mbi nevojėn pėr ‘t’i siguruar tė akuzuarit, respektin pėr tė drejtėn e lirisė sė personit”;[24]

DUKE MARRĖ PARASYSH se pėr mė tepėr nė vendimin nė se duhet miratuar lirimi i pėrkohshėm, Dhoma duhet tė bindet: (a) se i Akuzuari do tė paraqitet para gjyqit, dhe (b) se, nė rast se lirohet, ai nuk do tė pėrbėjė rrezik pėr viktimat, dėshmitarėt apo persona tė tjerė;

DUKE MARRĖ PARASYSH listėn e faktorėve tė parashtruar nga Dhoma e Apelit qė njė Dhomė duhet t’i marrė nė shqyrtim pėr tė vendosur nėse ėshtė e bindur qė, nė qoftė se lirohet, i Akuzuari do tė paraqitet para gjyqit[25] dhe “rrethanat e ēdo tė akuzuari qė bėn kėrkesė pėr lirim tė pėrkohshėm duhen vlerėsuar individualisht meqė ato ndikojnė mbi gjasat qė ai do tė paraqitet nė gjyq;[26]

DUKE MARRĖ PARASYSH se, nė rrethanat e kėtij rasti pėr pėrcaktimin nėse i Akuzuari do tė paraqitet para gjyqit nė qoftė se lirohet, janė veēanėrisht domethėnės kėta faktorė: (a) rrethanat nė tė cilat i Akuzuari u arrestua; (b) pesha e akuzave kundėr tij; (c) fakti se po tė shpallet fajtor, i Akuzuari ka gjasa tė pėrballet me burgim afatgjatė; dhe (d) garancitė qė autoritetet e Kosovės do tė ishin nė gjendje tė jepnin pėr tė siguruar praninė e tė akuzuarit nė gjyq;[27]

DUKE MARRĖ PARASYSH se i Akuzuari u arrestua nė bazė tė njė aktakuze tė mbyllur me vulė dhe nuk kishte asnjė njoftim faktik se ai duhej t’i dorėzohej Tribunalit;

DUKE MARRĖ PARASYSH se pėr kėtė arsye Dhoma gjykon se arrestimi i tė Akuzuarit ėshtė factor jopėrcaktues qė nuk ėshtė nė dobi tė pretendimeve tė asnjė pale: nuk e lejon tė Akuzuarin qė nė pėrkrahje tė kėrkesės sė tij tė mbeshtetet nė faktin se ai u dorėzua; nė anėn tjetėr, nuk e lejon Prokurorinė tė pretendojė se ai po i bishtnonte arrestimit;

DUKE MARRĖ PARASYSH se i Akuzuari ngarkohet me pjesėmarrje nė krime tė rėnda pėrkatėsisht, Burgim, Trajtim Mizor, Torturė dhe Vrasje dhe nė rast se shpallet fajtor, i Akuzuari ka gjasa tė pėrballet me burgim afatgjatė dhe pėr kėtė arsye ai ka motiv tė fortė pėr t’u arratisur;

DUKE MARRĖ PARASYSH se ndėrsa garancitė nuk janė kusht pėr miratimin e lirimit tė pėrkohshėm,[28] ato i japin mė shumė siguri Dhomės;

DUKE MARRĖ SHĖNIM se nė Rezolutėn 1244 (1999) tė 10 qershorit 1999, Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara themeloi UNMIK-un si administrate e pėrkohshme nė Kosovė dhe vendosi qė pėrgjegjėsia e UNMIK-ut, ndėr tė tjera, do tė pėrfshijė “rendin dhe sigurinė publike derisa prania ndėrkombėtare civile t’a marrė pėrsipėr kėtė detyrė dhe “kryerjen e detyrave tė kėrkuara tė vėzhgimit tė kufirit”;[29]

DUKE MARRĖ PARASYSH se, nuk ėshtė paraqitur asnjė provė qė do tė vėrtetonte se UNMIK-u do tė ishte nė gjendje tė japė garanci se, nė rast se do tė lirohej pėrkohėsisht, i Akuzuari do tė ishte nė dispozicion pėr gjyqin;

DUKE MARRĖ PARASYSH se pėr kėtė arsye Dhoma nuk ėshtė e bindur se po tė lirohej, i Akuzuari do tė paraqitej para Tribunalit;

DUKE MARRĖ PARASYSH se pėr mė tepėr, nė bazė tė Rregullės 65 tė Rregullores dhe praktikės juridike tė Tribunalit,[30] pasi ėshtė pėrcaktuar se i akuzuari nuk plotėson njėrin prej dy kushteve tė Rregullės 65 (B) tė Rregullores, shqyrtimi i kushtit tjetėr nuk ėshtė i nevojshėm;

PĖR ARSYET E MĖSIPĖRME

NĖ BAZĖ TĖ Rregullės 65 tė Rregullores;

ME ANĖ TĖ KĖTIJ VENDIMI E HEDH POSHTĖ Mocionin.

Bėrė nė anglisht dhe frengjisht; versioni nė anglisht ka pėrparėsi.

Sot, me datėn 17 shtator 2003.

Nė Hagė

 

Holandė

 
   
 

/nėnshkruar nė origjinal/

 

Alphons Orie

 

Gjykatės Kryesues

/Vula e Tribunalit/


[1] Kėrkesa, Paragraf. 8.

[2] Po aty., par.11.

[3] po aty., par.12.

[4] po aty., par.15.

[5] po aty., par.17.

[6] po aty., par. 19.

[7] Po aty., par. 20-22.

[8] Po aty., par. 23.

[9] Kundėrpėrgjigjja, par.3-4.

[10] Po aty., par. 8.

[11] Po aty., par.10.

[12] po aty., par.11.

[13] po aty., par. 12.

[14] po aty., par. 13.

[15] po aty., par. 15-25.

[16] Po aty., par. 27.

[17] po aty., par. 6.

[18] Po aty., par. 19.

[19] Po aty., par.21.

[20] po aty., par.24.

[21] po aty., par. 25 – 39.

[22] Prokuroria kundėr Miodrag Jokić, Urdhėr nė lidhje me Miodrag Jokić pėr Lirim tė Pėrkohshėm, IT-01-42-PT, 20 shkurt 2002, par. 17.

[23] Po aty.

[24] Po aty., par. 18.

[25] Prokurorja kundėr Nikola Šainović & Dargoljub Ojdanić, Vendim pėr Lirim tė Pėrkohshėm, IT-99-37-AR65, 30 tetor 2002, par. 6.

[26] Po aty., par. 7.

[27] Po aty.

[28] Prokurorja kundėr Blagojević e tė tjerėve, Vendim mbi Kėrkesėn e Dragan Jokić pėr leje pėr tė Apeluar, IT-02-53-AR65, 18 prill 2002, par. 7-8.

[29] S/RES/1244(1999).

[30] Prokuroria kundėr Krajišnik & Plavšić, Vendim mbi Mocionin e Momčilo Krajišnik pėr Lirim tė Pėrkohshėm dhe Seancė Provash, IT-03-66-PT, 18 tetor 2002.