Del Faqja e Re e Tribunalit - www.icty.org

KUMTIM PËR SHTYPIN
Sekretaria
(Vetëm për mediat. Nuk është dokument zyrtar)
 

10 Dhjetor 2008
NJ/MOW/PR1293sq



Del Faqja e Re e Tribunalit
www.icty.org



Sot Tribunali paraqiti faqen e re në Internet për t’i ofruar publikut informacion më të gjerë në lidhje me historinë, arritjet dhe veprimtarinë aktuale të këtij institucioni.

Kjo faqe pasqyron risi në paraqitje, përmban shumë elementë origjinalë dhe informacion shtesë në dobi të ndërgjegjësimit për misionin historik të Tribunalit dhe vlerësimit për këtë mision si dhe rolit të drejtësisë ndërkombëtare.

Pjesë e kësaj faqeje është edhe rubrika në gjuhën shqipe.

Veç përmbledhjeve informative mbi çështjet gjyqësore të TPNJ-së që kanë drejtpërsëdrejti lidhje me Kosovën, lexuesit shqiptarë mund të përdorin hartën ndërvepruese që ilustron krimet e hetuara prej Tribunalit në Kosovë dhe gjetiu në ish-Jugosllavi.  Ndër informacione të tjera të reja përfshihen një kronologji e punës së Tribunalit, organigrama dhe një përmbledhje e fazave kryesore të proceseve gjyqësore të TPNJ-së, prej aktakuzës deri në aktgjykimin e Dhomës së Apelit

Veç ravijëzimit të punës udhëçelëse të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim në rajonin e ish-Jugosllavisë, këtu ofrohet informacion për kontributin e pashoq dhe jetik të organizatës, për krijimin e kapaciteteve në rajonin e ish-Jugosllavisë.

Faqja e Tribunalit tërheq vëmendjen e konsiderueshme të disa mijëra vizitorëve në ditë dhe gjithsej disa dhjetra miliona vizitorëve çdo vit. Gjatë vitit 2009, ndërkohë që Tribunali përgatitet të përfundojë misionin e vet, planifikohet që kësaj faqeje t’i shtohen materiale të tjera dhe rubrika të reja të rëndësishme. Në këtë mënyrë, faqja në rrjet do të jetë pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së Tribunalit për njerëzit në mbarë botën

* * *


Adresa e re e faqes së TPNJ-së (në shqip) është www.icty.org/sq



Tribunali shpreh falënderime për ndihmesën e dhënë në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e faqes ndaj Interactive (Dublin), xs4all (Amsterdam),), Domovina (Amsterdam) dhe ndaj kolegëve në selinë qendrore në Nju Jork


*****
International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia

For more information, please contact our Media Office in The Hague
Tel.: +31-70-512-5343; 512-5356 Fax: +31-70-512-5355 - Email: press@icty.org