Ky burim i rëndësishëm përmban të tëra dokumentet gjyqësore publike të Tribunalit, prej parashtrimit të parë në 1994 e deri më sot. Aktualisht në katalog janë të disponueshme mëse 150,000 dokumente dhe me sallat gjyqësore të Tribunalit që veprojnë në kapacitet të plotë, çdo ditë shtohen shumë dokumente dhe materiale të tjera.
Duke qenë në krye të transparencës ligjore në rang botëror, Tribunali është i përkushtuar ndaj transparencës së punës dhe dokumenteve të veta gjyqësore
Ky katalog shumëgjuhësh dhe tërësisht i kontrollueshëm është fryt i trashëgimisë ligjore të Tribunalit. Veç faktit se shërben si instrument hulumtues i rëndësishëm, pritet që ky katalog t’u shërbejë institucioneve dhe punonjësve të ligjit të angazhuar me nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore të individëve të dyshuar për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare.
*****
Për informacion të mëtejshëm jeni të lutur të kontaktoni Zyrën e Tribunalit për Median:
*****
International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia
For more information, please contact our Media Office in The Hague
Tel.: +31-70-512-5343; 512-5356 Fax: +31-70-512-5355 - Email: press@icty.org